Home / Sport / Milani ndalet baraz me Barin, Ibrahimoviq del me të kuq

Milani ndalet baraz me Barin, Ibrahimoviq del me të kuq

Kur dukej se Milani do të përfitojë nga hapi fals i Interit që barazoi me Breshën, ‘rasonerët’ i’a lejuan vetes luksin që të ndajnë pikët me Barin në ‘San Siro’.

Kryesuesi i tabelës, Milani, zuri në thua para tifozëve të vet, të cilët papritur barazuan me rezultat 1:1 me skuadrën e fundosur në tabelë, Barin, në ndeshjen e javës së 29-të. Milani luajti dobët, pothuajse ka rrezikuar edhe të humbë krejt sfidën me Barin, për faktin se deri në minutën e 82-të kanë qenë në disavantazh. Një barazim që mund t’i kushtoi shtrenjtë në javët e ardhshme, për shkak se shumë afër e ka me pikë Interin. Milani tashmë me 62 pikë në kreun e tabelës ose ka pesë më shumë se rivali i përbetuar vendas, Interi. Bari ka treguar lojë të mirë anipse është në fund të tabelës dhe pa fijen gjasa për të siguruar ekzistencën. Ata bënë befasinë me të madhe në Serie A saqë tronditen tërë stadiumin “San Siro”. Rudolf në minutën e 39-të shkundi portën e rossonerëve dhe 0:1. Kur pritej se në pjesën e dytë Milani do të kthehet në lojë, ndodhi e kundërta. Nervozizëm i madh te futbollistët e kësaj skuadre, nga ana tjetër nuk ia donte ndaj një Bari të lodhur me rezultate. Në pjesën e dytë, Milani hodhi të gjitha forcat në sulm. Fillimisht i anulohet një gol i pastër Robinhos, ndërsa më pas erdhën edhe disa vendime kontraverse të gjyqtarit, me të cilat nuk u pajtuan rossonerët. Duke parë një situatë të tillë, i nervozuar, Zlatan Ibrahimoviq në minutën e 73-të ndëshkohet me karton të kuq dhe u përshëndet nga takimi. Milani edhe me një futbollist më pak në fushë, mezi arriti të barazoi shifrat 1:1. Cassano ka shpëtuar të paktën me fytyrë Milanin, i cili në minutën e 82-të me golin e shënuar ia siguroi një pikë rossonerëve.

Juventusi arriti një barazim 2:2 me skuadrën e Cesenën. Juve pati epërsinë 2:0 në pjesën e parë falë dy golave të shënuara nga Matri në minutën e 19-të e 35-të. Epërsi që nuk ditën të ruajnë deri në fund, pasi nga gjumi zgjohet vendasit. Jimenez në minutën e 41-të nga penalltia ngushtoi shifrat në 1:2 dhe Parolo dhjetë minuta para se të përfundoi takimi (80’) barazoi shifrat 2:2. Ndërkaq, Interi importoi një pikë nga Brescia, duke luajtur baras 1:1.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *