Home / Lajme / Maqedoni / Mirënjohje për veteranët dhe pishtarët e arsimit shqip

Mirënjohje për veteranët dhe pishtarët e arsimit shqip

9 mars-
Me këtë rast, Halimi në emër të kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti ka theksuar se ky është një moment kur të gjithë ne me admirim e rikujtojmë punën e jashtëzakonshme të mësuesve në hapjen e horizonteve të reja dhe në kultivim të fjalës shqipe si një gurthemel për zhvillimin e personalitetit tonë dhe të shoqërisë

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së mësuesit, udhëheqësi i sektorit për arsim në komunën e Tëtovës Iljaz Halimi, ka ndarë mirënjohje për veteranët e arsimit dhe pishtarët e arsimit në komunën e Tetovës, për kontributin e veçantë, për përkushtimin e fisëm në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja si dhe për angazhimin e dinjitetshëm në misionin e përndritur të mësuesisë.

Me këtë rast, Halimi në emër të kryetarit të komunës së Tetovës Sadi Bexheti ka theksuar se ky është një moment kur të gjithë ne me admirim e rikujtojmë punën e jashtëzakonshme të mësuesve në hapjen e horizonteve të reja dhe në kultivim të fjalës shqipe si një gurthemel për zhvillimin e personalitetit tonë dhe të shoqërisë.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *