Home / Lajme / Rajon / Modelja shqiptare shpjegon takimin me Gadafin

Modelja shqiptare shpjegon takimin me Gadafin

31 mars-
Pas nisjes së bombardimeve, shqiptarja Rea Beko deklaroi për ANSA-n se “Gadafi nuk është diktator”.
Artikujt e botuar sollën reagimin e Reas e cila deklaroi se një pjesë e të dhënave të paraqitura nuk i përgjigjen së vërtetës.

Shume media kane folur mbi vajzën shqiptare e cila bëri pjesë në grupin e atyre të rejave që vizituan udhëheqësin libian Muhamar Gadafi gjatë vizitës së tij në Romë e me pas bashkë me një grup vajzash vizituan Libinë.

Pas nisjes së bombardimeve, shqiptarja Rea Beko deklaroi për ANSA-n se “Gadafi nuk është diktator”.
Artikujt e botuar sollën reagimin e Reas e cila deklaroi se një pjesë e të dhënave të paraqitura nuk i përgjigjen së vërtetës.

”Para të gjithash dua të them që unë nuk adhuroj Gedafin! Për aq sa munda të flas e të bisedoj m’u duk një plak i urtë që dinte se ç’bënte për vendin e tij. Forcat e mëdha e kuptuan që Libia po fitonte një pozitë të fortë në Afrikë dhe në Mesdhe dhe ja, vendosen ta sulmojnë. Nuk mund të them që është diktator sepse ç’pashë me sytë e mi demonstronin një popull që e donte dhe e përgëzonte për faktin që dinte të bënte interesat e Libisë. Një popull që jetonte mirë, që nuk kishte absolutisht nevojën të migronte jashtë shtetit, ” ka thene ajo ne nje interviste per ‘“Shqiptari i Italisë”.

”Dua te them që informacionet e dhëna nga e përditshmja italiane Il Fatto Quotidiano, janë të rreme dhe per këtë e kam hedhur në gjyq atë gazetë”, ka shtuar ajo.

Per fund ajo ka dhene nje mesazh shume domethenes, duke thene:
”U them vëllezërve të mi shqiptarë që kanë lënë komentet e ulëta nën artikullin që fliste për mua se në Europë dhe në Itali nuk ka prostituta shqiptare. Të dashur vëllezër shqiptarë, në Itali e Europë shqiptarët e mbajnë lart emrin e tyre dhe këtë e bëjnë për vete por edhe për ju. Duke sakrifikuar rininë dhe karrierën e tyre, duke duruar të konsiderohen çdo ditë si të huaj, jokomunitarë, duke luftuar çdo ditë për të qenë të barabartë me të tjerët që më shumë se ne kanë vetëm një pasaportë të republikës italiane.
Me njëmijë hallet e të jetuarit larg shtëpisë, vajzat shqiptare janë ato që po shkëlqejnë kudo që shkojnë. Për shkathtësinë, për vlerat, për përgatitjen e tyre shkencore dhe gjuhësore, për karakterin dhe bukurinë e tyre. Këto janë gratë shqiptare. Mjaft më me paragjykimet e 20 vjetëve!” (zhurnal)

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *