Home / Lajme / Maqedoni / MPB: Të arrestuarit përpunues dhe trafikantë të armëve

MPB: Të arrestuarit përpunues dhe trafikantë të armëve

4 mars-
Policia punon në zbardhjen e rastit kurse ndaj nëntë personave do të parashtrohen padi penale për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepër penale “përpunim, mbajtje dhe tregti të paligjshme me armë dhe materie tjera shpërthyese. Personat e dyshuar janë: (I.I) 36 vjeçar, (I.S) 28 vjeçar, O.A 19 vjeçar dhe SH.B 33 vjeçar të gjithë nga Tetova. Katër prej të arrestuarve janë nga Shkupi edhe atë F.A (32), F.N (22), F.J (24) dhe L.N (30) dhe Xh.V (49) nga Gostivari.

Nga ana tjetër Ministria e Punëve të Brendëshme bëri të ditur se ka zbuluar dhe ndërprerë një rrjet ndërkombëtar të tregëtisë me armë. Poashtu MPB, njoftoi se ky grup jo vetëm që kanë shitur armë por të njejtat i kanë modifikuar dhe i kanë shitur në tregjet e rregjionit, por edhe në tregjet e zeza në Bashkimin Evropian.

“Qendra për çrrënjosjen e krimit të organizuar pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteve gjatë 2010 dhe 2011 mbrëmë ka shkatërruar një grup kriminel të përbërë prej shtetasve të Maqedonisë, i cili një kohë të gjatë ka kryer aktivitete të paligjshme-përpunim dhe tregëti me armë zjarri në teritorin e Maqedonisë, në rregjion dhe në vendet perendimore.

Operacioni i fshehtë kishte filluar që nga fundi i vitit të kaluar, kur pjesëtarët e policsë kanë ardhur deri tek informatat për veprimtarinë e këtij grupi dhe filloi me ndjekjen e aktiviteteve të tyre. Sipas të dhënave të dokumentuara, grupi është furnizuar me pistoleta me ndriçim të prodhimit turk me çrast gruoi në një punëtori të improvizuar në fshatin Xhepçisht, ka kryer adaptimin e pistoletave në armë zjarri me shtimin e gypave, me ç`rast pistoletat më pas janë shitur prej 100-150 euro në vend, kurse pjesa tjetër është transportuar në vende të ndryshme në Ballkan dhe Evropë në vlerë prej 300 deri në 500 euro për një copë.

Poashtu grupi ka shitur edhe pushkë automatike të kalibrit të ndryshëm të dedikuar për tregun e brendshëm”, thuhet në raportin e Ministrisë së Punëve të Brendëshme.

Më tej MPB, thekson se më qëllim të realizimit të rastit, nga të dhënat e mëparshme operative për një transport të sasisë së më të madhe të armëve me automjet nga Tetova për në Shkup, me destinacion të fundit në vendet e Evropës, mbrëmë rreth orës 19, 30 në rrugën Tetovë-Shkup, në afërsi të pikës së pagesës Gllumovë, është ndaluar veturë e tipit Golf 2, me tarka të Shkupit, ku kanë qenë katër persona. “Gjatë kontrollit të kësaj veture janë gjetur 120 pistoleta të vendosur në qese plastike të fshehura prapa zbukurimeve në dritaret e pasme.

Nga ana e policisë të njejtat janë konfiskuar ndërsa personat janë arrestuar dhe bisedohet me ato”, thuhet në njoftimin e Policisë. Me qëllim të zbardhjes në tërësi të këtij rasti dhe për të gjetur ende persona tjerë të involvuar pak më vonë në hyrje të Shkupit, në drejtim të Tetovës, është ndaluar veturë BMË 325, poashtu me targa të shkupit, ku kanë qenë dy persona, ndërsa për njërin policia posedonte informacione se është blerësi i 120 pistoletave të gjetura më herët.

Edhe këta dy persona janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor për bisedë informative.”Gjatë natës, në rrugën Gostivar-Tetovë, është ndaluar vetyrë “Passat”, me targa të Tetovës ku kanë qenë dy persona, ndaj të cilëve policia ka pasur dyshime se janë anëtarë të grupës e cila bënte tregti me armë, dhe janë arrestuar.

Nga ana tjetër, në fshatin Xhepçisht, në afërsi të shtëpisë së tij është arrestuar edhe një person, i dyshuar si anëtarë i grupit.

Personi është arrestuar ndërsa me urdhër të gjykatësit hetues është kryer kontroll në shtëpinë e tij, me çrast në një punëtori të improvizuar e përgatitur për përpunimin dhe riparimin e armëve, ku janë gjetur pjesë rezerve për pushkë zjarro, 4 bomba, 7 bomba dore, rreth 600 copë municion të kalibrit të ndryshëm, 2 jelek mbrojtës, dhe pajisje tjera ushtarake. Është kryer kontroll është në shtëpinë e një anëtari tjetër të grupit ku janë gjetur dy pushkë gjuetie të cilët janë marrë.

Armatimi i konfiskuar është dorëzuar në krim teknik për analizë”, thonë në MPB.

Policia punon në zbardhjen e rastit kurse ndaj nëntë personave do të parashtrohen padi penale për shkak të dyshimeve se kanë kryer vepër penale “përpunim, mbajtje dhe tregti të paligjshme me armë dhe materie tjera shpërthyese. Personat e dyshuar janë: (I.I) 36 vjeçar, (I.S) 28 vjeçar, O.A 19 vjeçar dhe SH.B 33 vjeçar të gjithë nga Tetova. Katër prej të arrestuarve janë nga Shkupi edhe atë F.A (32), F.N (22), F.J (24) dhe L.N (30) dhe Xh.V (49) nga Gostivari.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *