Home / Lajme / Maqedoni / Në malet e Drenicës UÇK-ja mbronte popullatën dhe nuk bëri krime

Në malet e Drenicës UÇK-ja mbronte popullatën dhe nuk bëri krime

26 mars-
Për hir të së vërtetës po e them me përgjegjësi morale se rasti “Kleçka” është pjellë e organeve të fshehta të sigurimit serb që në bashkëpunim me disa kolaboracionistë shqiptarë (!) këta skenarë lëvizën herë poshtë e herë lartë, sa herë që e kërkonte koha e propagandës diplomatike serbe në Beograd.

Jam i gatshëm të dëshmojë se në malet e Drenicës UÇK-ja ka mbrojtur popullatën dhe nuk bëri krime. Rastin për gjoja “varrezat” serbe në Kleçkë po e them me përgjegjësi se këto ishin fabrikime të ultranacionalistit serb Vojislav Sheshel, i cili përgatiste ardhjen e tij dhe pirja e “kafës vrastare” në malet e djelmenisë shqiptare dhe për lirinë e Kosovës. Në këtë kohë kam qenë reporter i luftës për Gazetën “Koha Ditore” në Prishtinë).

Për luftën e drejtë dhe çlirimtare të UÇK-së dëshmitarë të kohës është vetë populli shqiptar në Kosovë. Vitet l998-99 ishin vitet më të rënda të jetës së popullit të pambrojtur shqiptarë dhe skenarët e makinerisë ushtarako-policore të dirigjuara nga kryekrimineli Sllobodan Millosheviq, ditën vrisnin dhe shkatërronin çdo gjë shqiptare dhe natën e bënin propagandën tashmë të njohur(vrajë natën dhe qaj ditën) për opinionin ndërkombëtar.

Po më këta skenarë ogurzezë edhe sot pushteti aktual në Serbi luan me kartën para syve të diplomacisë dhe të drejtësisë ndërkombëtare.

Për hir të së vërtetës, jam i gatshëm që para EULEX-it dhe të gjithë mekanizmave të drejtësisë të dëshmojë se UÇK-ja në malet e Drenicës ka bërë luftë të pastër dhe me normat dhe moralin luftarak. Po në këtë kohë tërë Drenica ishte e rrethuar nga forca të mëdha ushtarako-policore. Në malet e Drenicës kishin ardhur banorët e ndjekur dhe të persekutuar, të plagosur dhe të sëmurë nga fshatrat tashmë të bëra shkrumb e hi të komunës së Malishevës, të Klinës, Drenasit, Lypjanit dhe të Shtimës.

Këso kohe, njësitet luftarake të UÇK-së kishin dy detyra të mëdha ruajtja 80 mijë njerëzve që kishin mbetur si thotë populli me sy kah dielli dhe asgjë me vete pos rrobeve të trupit dhe nga ana tjetër mbrojtja nga sulmet dhe tentativa ushtarako-serbe për të hyrë në malet e Drenicës për të bërë Srebernicën e dytë të gjakderdhjes!

Po në këtë kohë rol të rëndësishëm ka luajtur Komandant Çeliku (Fatmir Limaj), i cili me përkushtim dhe dinjitet prore u fliste ushtarëve të Brigadës 121 se si duhen mbajtur qëndrimin, sjelljet dhe rregullat e luftës. Me përgjegjësi morale dhe njerëzore po e them para EULEX-it se a ka dëshmitarë më të mirë se vetë 80 mijë banorët e strehuar dhe nën mbrojtjen e djelmenisë shqiptare të UÇK-së që rininë dhe indeset e universitetit i kishin ndërruar me pushkën për lirinë e Kosovës. Njëri ndër ata djelmeni student ishte edhe vetë Fatmir Limaj nga Banja e Malishevës. Për të vënë edhe shumë detaje tjera të rëndësishme për organet e drejtësisë së EULEX-it po e them edhe këtë të dhënë. Fatmir Limaj jo vetëm që e la indexin e universitetit, por ai në mungesë të kushteve fillestare për të shkuar në betejë për vdekje dhe liri të Kosovës, shiti stolitë e arit ato që i kishte bashkëshortja e saj tashmë e ndjerë dhe e bleu pushkën e lirisë!

Po në këtë kohë, jam dëshmitar se njësitet luftarake të aviacionit serb disa herë kanë sulmuar malet e Drenicës dhe pati edhe të plagosur në malet e Berishës. Popullata serbe e mbrojtur mirë me të gjitha mjetet e mundshme kanë qenë larg nga Zona Luftarake e Drenicës me 70 km distancë dhe në asnjë mënyrë nuk ka pasur mundësi që UÇK-ka të bëjë “krime” ndaj tyre. Edhe EULEX dhe mekanizmat relevantë ndërkombëtar dhe Gjykata Ndërkombëtare në Hagë e dinë se forcat ushtarako-policore serbe bënë krime në Kosovë. As sot ende nuk janë zbardhur rastet e krimeve dhe të masakrave në Likoshan, Abri të Epërme, Poklek të Vjetër, Poklek të Ri, Gollubovc dhe në shumë fshatra tjera të Kosovës. Për masakrën në Abri të Epërme të Drenicës unë mora pjesë në varrimin e Diturije Delijajt (tre muajshe) që paramilitarët ushtarako-serb ia kishin vrarë nënën dhe anëtarët tjerë të familjes.

Fatmir Limaj është shembull se si duhet bërë luftë të drejtë për lirinë e Kosovës. Për tërë rrjedhën e ngjarjeve që kanë ndodhur në malet e Drenicës si dëshmitar lë në dispozicion të EULEX-it raportet e mija gazetareske për Gazetën “Koha Ditore” dhe arkivi i saj në Prishtinë.

Për hir të së vërtetës po e them me përgjegjësi morale se rasti “Kleçka” është pjellë e organeve të fshehta të sigurimit serb që në bashkëpunim me disa kolaboracionistë shqiptarë (!) këta skenarë lëvizën herë poshtë e herë lartë, sa herë që e kërkonte koha e propagandës diplomatike serbe në Beograd. Për këtë rast shih komentin tim botuar në “Koha Ditore” (arkivi në dispozicion) se kolovajza vrastare serbe me Vojisllav Sheshel që tentoj të vi në malet e Drenicës dhe të pinte kafën vrastare dhe të gjakderdhjes në “Srebrenicën e Bosnjës” edhe në Kosovë!

Kërkoj që EULEX-i në bashkëpunim me institucionet relevante të drejtësisë të shtetit të Kosovës të formojë Dhomën e Opinionit me dëshmitarët më të devotshëm me popullatën e shpëtuar nga vdekja dhe masakra kolektive në Malet e Drenicës(1998-99)që përgatitej nga forcat ushtarako-policore dhe paramilitare të Vojisllav Sheshelit dhe të Arkanit. Komandant Çeliku (Fatmir Limaj) me Brigafën 121 ishte në ballë të vdekjes për lirinë e Kosovës dhe jo në udhën e krimit që po i mveshën pa të drejtë. Verdiktin më të mirë për Fatmir Limajn dhe për luftën e drejtë të UÇK-së mund të japë vetë populli shqiptar në Kosovë që nga viti 1912 bëri luftë të pareshtur për liri dhe mëvetësi të Kosovës martire. Pse po mbahen të fshehtë emrat e “dëshmitarëve” në organet EULEX me shifra (X) dhe (B). Duhen të tregohet popullit se kush janë ata që po luajnë lojën e djallit në këto kohë kur shteti i Kosovës ende po i shëron plagët e luftës. Me njerëzit e Kolonës së Pestë Kosova ka pasur punë tash e njëqind vjet !

Fatmir Limaj i ka kryer punët me Drejtësinë Ndërkombëtare në Gjykatën e Hagës. Përsëri për fund dëshiroj që të jem në dispozicion si dëshmitar i kohës së luftës së UÇK-së në malet e Drenicës dhe me tërë përgjegjësinë morale dhe intelektuale dhe si reporter i luftës për Gazetën “Koha Ditore” kam mbrapa artikujt e mi dhe arkivi ndër vitet(1998-99).

(Autori është publicist dhe veprimtar i diasporës në SHBA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *