Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni shkelen të drejtat e njeriut

Në Maqedoni shkelen të drejtat e njeriut

24 mars-
“Në 987 raste kemi konstatuar shkelje, ndërsa në 791 raste intervenimet tona janë pranuar, në 86 raste ku kemi konstatuar shkelje, organet ende nuk kanë vepruar ndërsa në 110 raste kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore” tha Ixhet Memeti, avokat i popullit.

Në Maqedoni gjithnjë e më shumë shkelen të drejtat e njeriut. Vitin e kaluar në krahasim me vitin 2009 është rritur numri i ankesave për 11 herë deri tek avokati i popullit.

Kështu është deklaruar në prezantimin e raportit vjetor të avokatit të popullit për vitin 2010. qytetarët më së shumti janë ankuar në problemet e gjyqësorit, pastaj në shkeljen e të drejtave si shpenzues dhe në procedurat policore. Vitin e kaluar deri tek avokati i popullit janë dorëzuar 4827 parashtresa.

“Në 987 raste kemi konstatuar shkelje, ndërsa në 791 raste intervenimet tona janë pranuar, në 86 raste ku kemi konstatuar shkelje, organet ende nuk kanë vepruar ndërsa në 110 raste kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore” tha Ixhet Memeti, avokat i popullit.

Por, edhe përskaj këtyre numrave, avokati i popullit Memeti është i shqetësuar që një pjesë e institucioneve shtetërore nuk përgjigjen në intervenimet e avokatit. Në vend të parë në atë listë janë komisionet qeveritare të shkallës së dytë, pas tyre vijojnë komunat, ministria e punëve të brendshme dhe ministria e shëndetësisë.

Zvarritja, jo-profesionaliteti, seleksionimi, mos-koordinimi, jo-transparenca dhe sjellja jo-etike e institucioneve janë problemet kryesore që i kanë prekur qytetarët vitin e kaluar. Ka pasur edhe ankesa për fjalor të urrejtjes dhe qasje jo të barabartë në drejtësi. Qytetarët janë ankuar edhe për punësime me linja partiake si dhe për kushtet e padurueshme nëpër burgje

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *