Home / Sport / Në Tetovë Renova pret Rabotniçkin, Shkëndija mysafire e Skopjes

Në Tetovë Renova pret Rabotniçkin, Shkëndija mysafire e Skopjes

Renova-Rabotnicki do të jetë kryendeshja e javës së 20-të në Ligën e Parë të Maqedonisë, në takimin i cili përballë do të vendosë skuadrat e vendit të dytë dhe të tretë. Shkëndija ndërkohë udhëton për në Shkup me ambicie për të marrë tre pikë kundër Skopjes.

Pasi një javë më parë stadiumi i qytetit në Tetovë solli ndeshjen kryesore mes Shkëndijës dhe Vardarit, tani e njëjta ndodh përsëri, por kësaj rradhe me aktorë tjerë. Renova-Rabotnicki do të jetë kryendeshja e javës së 20-të në Ligën e Parë të Maqedonisë, në takimin i cili përballë do të vendosë skuadrat e vendit të dytë dhe të tretë. Renova dhe Rabotniçki, së bashku me Metalurgun janë ekipet që do tentojnë të zbresin nga vendi i parë Shkëndijën, për të fituar në fund titullin e kampionit. Por për të bërë një gjë të tillë duhet fitore, ndërsa në duelin e drejtëpërdrejtë tre pikët kanë rëndësi edhe më të madhe. Fillimin e kampionatit të dyja këto skuadra nuk e hapën sipas asaj që donin. Renova u mund në Shtip 3:1 nga Bregallnica, ndërsa Rabotnicki edhe pse shihej si favorit, megjithatë nuk mundi të shkojë përtej barazimit pa gola me Sileksin.
“Si në çdo takim mendoj se edhe në këtë takim do të shkojmë që të fitojmë tre pikë, por të gjithë rezultatet janë të mundshme. Unë them se edhe kjo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe bara, obligimi për të fituar paraqet presion shtesë në këtë takim dhe është ngarkesë shtesë e cila pengon ndoshta ta zhvillojmë lojën me më shumë imagjinatë. Si do që të jetë unë pres që këta djelmoshat të angazhohen dhe neve të startojmë ndoshta me një fitore dhe pastaj mendoj se ekipit do t’i kthehet vetëbesimi dhe jam i sigurtë në paraqitje më të mira”, – deklaroi shefi i stafit teknik të Renovës, Bylbyl Sokoli, ndërkohë kolegu i tij nga rradhët e Rabotniçkit Vllatko Kostov shpreson në rrezultat pozitiv, derisa për herë të parë do të ndeshet me ish-skuadrën e tij, me të cilët arriti suksesin më të madh në karrierë, titullin e kampionit. “Për mua është nder që kam qenë pjesë e historisë së Renovës. Fituam titullin e parë në historinë e kësaj skuadre dhe kjo më bën krenar. Mirëpo tani jam trajner i Rabotniçkit dhe sigurisht që dua sukses me këtë skuadër. Do jetë e vështirë pasi Renova posedon ekip cilësor, por ne kemi planet tona dhe shpresoj që t’i realizojmë”, – tha Kostov. Në taborin e Rabotniçkit shumë anëtarë më herët ishin pjesë e Renovës. Trajneri Kostov ishte udhëheqës i xhepçishtasve në rrugën drejt titullit, ndërsa pjesë e rëndësishme në këtë periudhë ishin edhe Stojanov dhe Todorovski. Ndërkohë më herët pjesë e kësaj skuadre ishin edhe Stankoviç dhe Marjan Andonov. Është interesant se Rabotnicki në dy vizitat e fundit në Tetovë fiton kundër Renovës 1:0, përfshi këtu edhe sfidën e fundit kur xhepcishtasit festonin titullin e kampionit. Ndërkohë në sfidën e parë në vjeshtë në Shkup skuadrat u ndanë baraz 1:1. Optimizmi është i pranishëm në të dyja taboret dhe kjo garanton ndeshje interesnate dhe nxitëse. Renova do të jetë e hendikepuar me disa mungesa në formacion, derisa te Rabotnicki në pikëpyetje është Manveski. Këto skuadra në Tetovë janë përballur 9-të herë, dhe rezultati është simetrik. Tre herë ka fituar Renova, tre herë Rabotnicki, deri sa tre ndeshje janë mbyllur baraz. Tani është koha për të avansuar njëra skuadër me fitore dhe një gje mbetet shumë e qartë, fituesi i këtij dueli mbetet në garë për titullin, humbësi bën një hap të madh pas, ndërsa rezultati i barabartë do t’i konvenonte më shumë Shkëndijës. ‘Kuqezinjtë’ në anën tjetër kërkojnë të kryejnë punën e tyre në Shkup, ku do jenë përballë Skopjes. Ekipi është në formë të mirë, atmosfera në nivel ndërsa mbetet që gjithë kjo të materializohet në teren për të marrë suksesin e rradhës. “Ne mendojmë vetëm për fitore dhe ky është synimi jonë kundër Skopjes. Rrespektojmë kundërshtarin, por nëse duam të vazhdojmë të ëndërojmë titullin e kampionit nuk kemi hapsirë për dështime. Unë mbetem optimist se me tre pikë do të dalim nga stadiumi i Autokomandës”, – deklaroi mbrojtësi shkupjan i Shkëndijës Sadat Berisha. Në ndeshjet tjera Metalurgu do të luajë si mysafir te Sileksi, Vardari shpreson në tre pikë kundër Teteksit, Horizonti pret Bregallnicën ndërsa pikë shprese kërkon Pelisteri kundër Napredokut.

Dyshet e javës së 20-të:
Renova-Rabotniçki,
Skopje-Shkëndija,
Vardari-Teteksi,
Sileksi-Metalurgu,
Pelisteri-Napredoku dhe
Horizonti-Bregallnica.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *