Home / Lajme / Maqedoni / Ngrihet akuzë kundër Velija Ramkovskit

Ngrihet akuzë kundër Velija Ramkovskit

23 mars-
Mënyra e drejtimit me një rrjet të tillë të krijuar padyshim konfirmohet nga argumentat materiale të marra si dhe nga argumentet e marra përmes zbatimit të masave të ndryshme investiguese”, thuhet në kumtesë.

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dje në Gjykatën themelore Shkup 1 ka ngritur akuzë kundër Velia Ramkovskit dhe 22 personave tjerë për vepra të kryera penale “larjen e parave dhe kontribute të tjera”, “aleancë kriminale”, “fshehje të tatimeve” dhe “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve” dhe “dëmtimin apo autorizimin e kreditorëve”.

Pas mbajtjes së kolegiumit profesional Prokuroria njoftoi se, në akuzën e parashtruar, e cila bazohet në argumentet e grumbulluara, jepet përshkrimi i “veprave kriminale të së akuzuarve për themelimin e 24 firmave në Republikën e Maqedonisë dhe jashtë shtetit të cilat janë drejtuar nga anëtarët e aleancës kriminale dhe kanë qenë të vendosur në funskion të varësisë nga nevojat e të njëjtës, që duket nga lëvizja e të akuzuarit në strukturën individualo-menaxhuese të këtyre shoqatave në periudha të ndryshme kohore”.

“Në varësi të nevojave i njëjti person paraqitet si themelues i disa firmave, drejtorët vazhdimisht ndryshohen, ndërsa të gjitha firmat janë të lidhura me njëra tjetrën flet edhe fakti që tre nga të akuzuarit ishin nënshkrues të autorizuar për të gjitha firmat. Mënyra e drejtimit me një rrjet të tillë të krijuar padyshim konfirmohet nga argumentat materiale të marra si dhe nga argumentet e marra përmes zbatimit të masave të ndryshme investiguese”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *