Home / Lajme / Maqedoni / Një i dehur sulmon personelin mjekësor në Tetovë

Një i dehur sulmon personelin mjekësor në Tetovë

1 mars-
Me njërën këmbë ka dëmtuar kompjutorin e zyrës, i ka hedhur ditarët për evidencën e pacientëve, dhe disa herë e ka goditur rojen (I.S) 40 vjeçar, i cili ishte afruar për të ndaluar sjelljen e pahijshme të tij.

Një 22 vjeçar nga Tetova, të hënën mbrëma rreth orës 21.00 ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, në repartin e hirurgjisë, pas disa lëndimeve që kishe marrë në dy duart e tij.

“B.A me plagë në dy duart e tij, në gjendje të dehur, me sasi të konsideruar të alkoolit, pasi është dërguar në Spital, nga ai është kërkuar që të bëjë një inçizim të duarve, nga lndimet që i kishte marrë në shtëpinë e tij, më pas është konstatuar thyerja e njërit krah dhe i është rekomanduar që t`I vendosin gips.

Nga arsye ende të panjohura, ai është hidhëruar është ktheyr në Kirurgji, ka hyrë në zyrën e mjekëce dhe ka filluar të sillet keq me personelin.

Me njërën këmbë ka dëmtuar kompjutorin e zyrës, i ka hedhur ditarët për evidencën e pacientëve, dhe disa herë e ka goditur rojen (I.S) 40 vjeçar, i cili ishte afruar për të ndaluar sjelljen e pahijshme të tij.

Në qëllimin e rojes i është bashkangjitur edhe ekipi i mjekëve kujdestar, por B.A ka vazhduar me sjelljen e tij dhe ka dëmtuar derën hyrëse të repartit të kirurgjisë”, bëri të ditur Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Sipas policisë, mënjërë kanë arritur ekipet e Policisë në spital, dhe B.A është arrestuar, ndërsa pas zbardhjes së rastit ai do të përballet me padi adekuate.

Policia njoftoi se i arrestuari është i njohur edhe për vepra të tjera të kryera, si vjedhje, ndërsa në shtëpinë e tij, gjatë kontrollit janë gjetur televizione Plazma, DVD, disa paijsje muzikore.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *