Home / Lajme / Maqedoni / Nuhiut i zvogëlohet dënimi në 6 vjet burg

Nuhiut i zvogëlohet dënimi në 6 vjet burg

22 mars-
Nën masa të mëdha sigurie të forcave policore ai sot në mesditë është sjellur në gjykatën e Tetovës, nga burgu i Idrizovës, ku sipas informacioneve sot ka pasur gjyaktës dhe dëshmitarë të ri. Sipas Savo Kocarev, avokat i Burhanedin Nuhiut, gjykata vepron nën diktat të policisë dhe nuk është e pavarur. Sipas tij gjykatësi ka ulur dënimin nga 8 në 6 vjet.

Pas ankesave në gjykatat e Maqedonisë për shqyrtimin e dënimit prej tetë vjet heqje lirie për Burhanedin Nuhin sot në gjykatën themelore të Tetovës, ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj tij me kërkesë të avokatëve të tij, për veprën penale tentim për vrasje ndaj dy inspektorëve të policisë.

Nën masa të mëdha sigurie të forcave policore ai sot në mesditë është sjellur në gjykatën e Tetovës, nga burgu i Idrizovës, ku sipas informacioneve sot ka pasur gjyaktës dhe dëshmitarë të ri. Sipas Savo Kocarev, avokat i Burhanedin Nuhiut, gjykata vepron nën diktat të policisë dhe nuk është e pavarur. Sipas tij gjykatësi ka ulur dënimin nga 8 në 6 vjet.

Kocarev tha se në gjykatë janë sjellur dëshmitarë joadekuat dhe vetëm kanë arritur që të zbresim dënimin nga 8 në gjashtë vjet. Ai tha se në këtë rast ka shkelje flagrante të të drejtave tw njeriut, tw cilët janw të garantuara edhe me kushtetutë edhe mw konventat ndërkombëtare.

Sipas gjykatësve, më 7 tetor të 2004, Burhanedin Nuhiu, ka shtënë me pushkë automatike të kalibrit 7.62 milimetër në drejtim të dy inspektorëve, Sasho Arizanovski dhe Dunço Antovski, ku i pari ka marrë plagë në këmbë. Përndryshe i akuzuari Nuhiu gjithashtu vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Idrizovës për veprën penale Vrasje. Siç meret vesh nga burime të brendëshme në gjykatë, i dënuari Burhanedin Nuhiu, këtë proces e quajti të montuar dhe e kahasoi gjykatën e Maqedonisë me gjykatën e rregjimit të Rankoviqit të viteve të gjashtëdhjeta duke thënë se kjo është një hakmarrje personale ndaj tij, dhe konfliltit të 2001 vetëm e vetëm se është vëllau i dëshmorit dhe shtoi më tej se të gjitha akuzat ndaj tij për të dy veprat penale janë të pabaza dhe tendencioze.

Avokati mbrotjës Savo Kocarev, tha për Televizionin Koha se këto janë gjykatat e policisë dhe jo të drejtësisë. Sipas tij në këtë rast vlen fjala e njohur se Kadia të padit, kadia të dënon”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *