Home / Lajme / Maqedoni / Osmani-Lazaroto për bashkëpunim me Zvicrën

Osmani-Lazaroto për bashkëpunim me Zvicrën

2 mars-
“Për faktin që shumë bashkëqytetarë tanë punojnë dhe jetojnë në Zvicër dhe ndihma e vazhdueshme e shtetit tuaj në proceset rajonale, populli shqiptar gjithmonë i është mirënjohës shtetit zviceran”, potencoi prof.dr. Rufi Osmani.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani ka pritur sot një delegacion të ambasadës zvicerane të udhëhequr nga ambasadori Stefano Lazaroto.

Në takim u bisedua për përvojat zvicerane si shtetit multietnik me marrëdhënie të rregulluara ndëretnike, me ç’rast theks i veçantë u vu në funksionimin e sistemit trilingual, model ky i cili mund të aplikohet edhe në përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në nivel të Maqedonisë.

“Komuna e Gostivarit u shpall si një ndër komunat më transparente në Maqedoni. Si konfirmim për menaxhimin e mirë financiar, Gostivari hyri në radhën e tetë komunave me rejting kreditor, gjë që i jep të drejtë të lëshojë obligacione. Kemi bërë investime të shumta infrastrukturore në më shumë sfera në komunë”, nënvizoi Osmani.

Ai i ka shprehur falënderim ambasadorit zviceran për përkrahjen e shtetit zviceran nëpërmjet SDC-së, me çka u mundësua ndërtimi i shëtitores pranë lumit Vardar, si një ndër shëtitoret më të bukura në Maqedoni.

“Për faktin që shumë bashkëqytetarë tanë punojnë dhe jetojnë në Zvicër dhe ndihma e vazhdueshme e shtetit tuaj në proceset rajonale, populli shqiptar gjithmonë i është mirënjohës shtetit zviceran”, potencoi prof.dr. Rufi Osmani.

Ambasadori Lazaroto nënvizoi se Zvicra ka elemente që mund t’i ndajë me shtete tjera si me Maqedoninë, në aspekt të njohurive ekonomike, politike etj.

Pas takimit, kryetari Osmani me bashkëpunëtorët e tij, së bashku me delegacionin nga mabasada zvicerane në Shkup bënë një xhiro në shëtitoren e Vardarit e cila u ndërtua me kofinancim të Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe Komunës së Gostivarit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *