Home / Lajme / Botë / Pahor: Paqja në Ballkan mund të rrezikohet

Pahor: Paqja në Ballkan mund të rrezikohet

7 mars-
“Mozgjidhja e çështjeve dypalëshe në rastin midis Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe në rastin midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe çështjet e ndjeshme në rastin e Bosnjës, mund të rrezikojnë paqen në rajon. Nga këto arsye, BE patjetër duhet të vazhdojë procesin e zgjerimit, normalisht nëse dëshiron paqe dhe stabilitet afatgjatë”, deklaroi Pahor.

Kontestet e pazgjidhura në rajon, ndër të cilët edhe kontesti i emrit midis Athinës dhe Shkupit mund të rrezikojnë paqen në Ballkan.

Kjo është theksuar nga kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor në një intervistë për agjencinë e lajmeve France Press.

“Mozgjidhja e çështjeve dypalëshe në rastin midis Maqedonisë dhe Greqisë, por edhe në rastin midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe çështjet e ndjeshme në rastin e Bosnjës, mund të rrezikojnë paqen në rajon. Nga këto arsye, BE patjetër duhet të vazhdojë procesin e zgjerimit, normalisht nëse dëshiron paqe dhe stabilitet afatgjatë”, deklaroi Pahor.

Ai shtoi se nuk duhet lënë anash këtë rajon dhe se duhet vlerësuar se atje nuk është gjithçka në rregull dhe qetësi. “Atë paqe shumë lehtë mund të mos e kemi”, nënvizoi Pahor, i cili paralajmëroi se vlerësimet dhe shqetësimet e tij do t`ia komunikoj presidentit francez Nikolas Sarkozy, gjatë qëndrimit të tij gjatë kësaj jave në Francë

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *