Home / Sport / Pandevi kualifikon Interin, Chicarito Manchesterin

Pandevi kualifikon Interin, Chicarito Manchesterin

Interi dhe Macester Unitedi janë cerekfinalistët e rradhës të Ligës së Kampionëve europian në futboll. Një gol i vonshëm i Pandevit i mjaftoi Interit për të eliminuar Bayernin në një ndeshje me plo kthesa, ndërsa meksikani Chicarito shënoi dy herë në fitoren 2:1 të Manchesterit përballë Olimpik Marsejës.

Kampioni i Evropës, Interi, në çastet e fundit e ka siguruar fitoren e madhe në Allianz Arena me rezultat 3:2, duke eliminuar Bayernin nga garat e Champions League në futboll. Fitorja në ndeshjen e parë e Bayernit si udhëtues me rezultat 1:0 aspak nuk u ka bërë punë, pasi humbja si vendase me rezultat 3:2 ka qenë fatale, në ndeshjen e kthimit të të tetës së finales së Champions League. Bayernit i ka kushtuar shtrenjtë humbja e shumë rasteve në pjesën e parë. Në futboll është një ligj i pashkruar, kur nuk shënon, pason ndëshkimi. Kjo i ndodhi Bayernit. Bayerni ka treguar lojë të fuqishme në pjesën e parë dhe gjithnjë veprimet e tyre kanë rrjedhur nëpërmjet holandezit Arjen Robben, ndërsa në pjesën e dytë Interi ka shfaqur lojë shumë më të mirë dhe si rezultat i kësaj kanë arritur edhe triumfin. Pjesa e parë e ndeshjes ka qenë tejet interesante, me veprime të rrjedhshme e të shpejta nga të dyja palët.

Interi të parët ishin që kaluan në epërsi me golin e Eto’os në minutën e katërt, i cili nuk ishte i mbuluar si duhet nga mbrojtësit bavarezët dhe me dinakëri e ka fërfëlluar topin në mes të këmbëve të portierit, 0:1. Bayerni nuk dorëzohet, por së shpejti ka marrë frerët e lojës në duart e veta. Arjen Robben ka qenë alfa dhe omega e Bayernit, i cili ishte i pandalshëm për rivalin. Në minutën e 21-të. Robben si mjeshtër i vërtet nga 19-20 metra ka dërguar gjuajtje të fuqishme, ndërsa portieri Cesar duke dashur të kap topin, i ka rrëshqitur nga duart dhe më së miri e ka shfrytëzuar këtë gabim trashanik të tij futbollisti Gomez, i cili ka barazuar shifrat 1:1. Vazhdon loja e bukur e Bayernit. Pas dhjetë minutave lojë Bayerni kaloi në epërsi. Motta duke dashur të largojë një top e ka dërguar deri te Muller, i cili ka dalë përballë Cesar-it, duke e paraballuar dhe 2:1. Në minutën e 35-të Ribery ka dalë vetëm me portierë, por ka dështuar nga një rast ideal, sikurse edhe Muller në minutën e 39-të nga afërsia qëlloi shtyllën pingule. Në minutën e 43-të Robben ballë për ballë me Cesarin, por gjuajti jashtë portës.

Në minutën e 61-të Gomez nga një pozitë e qind për qind nga rreth 13-14 metra ka dërguar një goditje të fuqishme, por Cesar me vetëmohim ka shpëtuar portën e tij. Interi barazoi shifrat në minutën e 63-të me golin e mjeshtërit Sneijder. Një kombinim në mënyrë shkollore Eto’o e Sneijder, ky i fundit nga rreth 20 metra ka dërguar gjuajtje sa të fortë e të saktë në këndin e mposhtëm të portierit Kraft dhe 2:2. Interi ngjallet me lojë dhe vazhdimisht ka sulmuar. Në minutën e 88-të, interistët organizuan një sulm të shpejtë dhe për mrekulli gjendet brenda 16-shit futbollisti Pandev, duke shënuar për rezultatin 3:2. Rikthim sensacional i Interit dhe deklasimi i papritur në fund i Bayernit. Interi kualifikohet, kurse Bayerni shkon në shtëpi.

Manchester United-i rrëzon Marseillen

Skuadra e Manchester United-it ka qenë më e mirë se Marseille dhe ka fituar me rezultat 2:1. Hernandes në minutën e pestë ka shënuar golin e epërsisë, ndërsa i njëjti futbollist ka dyfishuar rezultatin në 2:0 pikërisht në minutën e 75-të, ndërsa Brown ka shënuar autogol në minutën e 82-të për Marseillen. Takimin e parë United-i e ka zhvilluar baras (0:0) në Marseill, ndërsa fitorja në Old Trafford e dërgoi në çerekfinale.

Në çerekfinale janë kualifikuar: Barcelona (Spanjë), Interi (Itali), Schalke (Gjermani), Manchester United-i, Tottenham-i (Angli) e Shakhtari (Ukraina).

Rezultatet
Bayerni – Interi 2:3 (1:0)
Manchester Utd – Marseille 2:1 (0:0)
Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *