Home / Lajme / Rajon / Papandreu: Nuk do të ketë lëshime rreth emrit

Papandreu: Nuk do të ketë lëshime rreth emrit

6 mars-
“Ju duhet të kuptoni se ka shumë qarqe që dëshirojnë të shfrytëzojnë situatën momentale për të bërë lëshime nga ana jonë për çështje të mëdha, jo vetëm shoqërore, por edhe kombëtare. Qeveria jonë duke u ballafaquar me këtë ka qëndrim të shprehur të qartë”, deklaroi Papandreu.

Kryeministri grek Jorgos Papandreu deklaroi se Greqia nuk do të bëjë lëshime rreth interesave kombëtare, edhe përkundër situatës së rëndë që ka përfshirë këtë vend.

Ai këtë e deklaroi pranë këshillit kombëtar të partisë së tij PASOK, duke komentuar kontestin e emrit me Maqedoninë, çështjen qipriote dhe marrëdhëniet me Turqinë, informon agjencia e lajmeve INA.

“Ju duhet të kuptoni se ka shumë qarqe që dëshirojnë të shfrytëzojnë situatën momentale për të bërë lëshime nga ana jonë për çështje të mëdha, jo vetëm shoqërore, por edhe kombëtare. Qeveria jonë duke u ballafaquar me këtë ka qëndrim të shprehur të qartë”, deklaroi Papandreu.

Lidhur me kontestin e emrit me Shkupin, kryeministri grek ka nënvizuar se nuk ka pazarllëqe dhe negociata me çështjet që ndikojnë në integritetin dhe interesat kombëtare greke. Ai ka shtuar se vendi po merrë ndihmë nga Evropa, por kjo nuk ndikon sipas tij, në çështjet e hapura me Shkupin, turqit dhe çështjen qipriote.

“Rruga është e gjatë, por do të kemi sukses, do të ecim përpara dhe jo drejt zgjedhjeve”, ka pohuar Papandreu, duke përgënjeshtruar zërat për zgjedhje të parakohshme në Greqi.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *