Home / Lajme / Maqedoni / PDSH afër kthimit në parlament

PDSH afër kthimit në parlament

26 mars-
“Në seancën e Kryesisë qendrore do të diskutojmë dhe do të marrim vendim që të kthehemi. Parlamenti jo vetëm se ishte jofunksional, por ishte edhe jolegjitim. Do të kthehemi që ta ndërpresim cirkun që ka ndodhur këto dy-tre muaj dhe të dëshmojmë se jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Thaçi.

Deputetët e PDSH-së së shpejti do të kthehen në Kuvend. Këtë e paralajmëroi sot kryetari i partisë, Menduh Thaçi.

Vendimi i tillë pritet të miratohet pasdite në mbledhjen e Kryesisë qendrore të PDSH-së.

“Në seancën e Kryesisë qendrore do të diskutojmë dhe do të marrim vendim që të kthehemi. Parlamenti jo vetëm se ishte jofunksional, por ishte edhe jolegjitim. Do të kthehemi që ta ndërpresim cirkun që ka ndodhur këto dy-tre muaj dhe të dëshmojmë se jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Thaçi.

Ai shtoi se PDSH-ja mbetet në kërkesën që bashkësia ndërkombëtare në mënyrë të përforcuar t’i vëzhgojë zgjedhjet, dhe atë jo vetëm në ditën e mbajtjes së tyre, por edhe tërë procesin zgjedhor. Partia Demokratike Shqiptare e ka lëshuarë Kuvendin në gushtë të vitit 2009.

Shefi i Kabinetit të Menduh Thaçit Luan Tresi, është zgjedhur kryetar dege i Tetovës i Partisë Demokratike Shqiptare. Tresi ka marrë shumicën e votave gjatë kuvendit zgjedhor që u mbajt sot në Tetovë, në sallën e komunës së Tetovës.

Sipas informacioneve Tresi ka marrë mbi 80 vota kundrejt kundërkandidatit që ka pasur afër 30 vota. Ndryshimet në degën e Tetovës, pasojnë pasi që kryetari i deritanishëm Metin Izeeti, ka marrë postin e sekretar gjeneral të partisë.

Izeti, u zgjodh si kryetar dege i PDSH-së në Tetovë, pak para mbajtjes së kongresit, ndërsa me propozim të kryetarit Menduh Thaçi, gjatë kongresit të partisë, ai është zgjedhur sekretar partie, që sipas rregullores së partisë një person nuk mund të mbajë dy poste . (U.H.)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *