Home / Lajme / Maqedoni / PDSH pas dy viteve bojkot sot u kthye në kuvend

PDSH pas dy viteve bojkot sot u kthye në kuvend

28 mars-
“Edhe përkundër kthimit tonë në punimet e kuvendit kërkesat tona janë të qarta, revidimi i kufijve të njësisë zgjedhore numër 6, respektivisht Komuna e Osllomejit ti bashkëngjitet njësisë së pestë zgjedhore, si dhe monitorim të shtuar ndërkombëtarë të zgjedhjeve të parakohshme”, ka deklaruar kryetari i grupit parlamentarë të PDSH-së, pas kthimit në kuvend, Imer Aliu

Pas bojkotit thuajse dyvjeçarë Partia Demokratike Shqiptare ashtu siç edhe paralajmëroi sot është kthyer në punimet e kuvendit republikan.

Kryetari i grupit parlamentarë të PDSH-së, Imer Ali në një konferencë për shtyp ka ripërsëritur kërkesat e kësaj partie që kanë të bëjnë me ndryshimet në Kodin Zgjedhorë, respektivisht ndryshimin e kufjeve të njësisë zgjedhore numër 6.

“Edhe përkundër kthimit tonë në punimet e kuvendit kërkesat tona janë të qarta, revidimi i kufijve të njësisë zgjedhore numër 6, respektivisht Komuna e Osllomejit ti bashkëngjitet njësisë së pestë zgjedhore, si dhe monitorim të shtuar ndërkombëtarë të zgjedhjeve të parakohshme”, ka deklaruar kryetari i grupit parlamentarë të PDSH-së, pas kthimit në kuvend, Imer Aliu

PDSH-ja braktisi punimet e Parlamentit më 17 gusht të vitit 2009, për arsye se, siç thonin, Parlament ishte vënë në funksion të partisë më të madhe në pushtet – VMRO-DPMNE.Zhurnal-mk.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *