Home / Lajme / Maqedoni / PDSH po mban Kongresin partiak

PDSH po mban Kongresin partiak

20 mars-
Me propozim të kreut të ri të partisë, do të zgjedhet edhe sekretari i përgjithshëm si dhe katër nënkryetarët. Në këtë kongres po marrin pjesë delegatë nga degët dhe nëndegët e partisë, forumi rinor dhe forumi i gruas. Nga PDSH thonë se procesi i zgjedhjes së kryetarit të partisë dhe i organeve të tjera partiake, do të jetë demokratik dhe transparent.

Në Tetovë ka filluar punimet Kongresi i pestë zgjedhor i Partisë Demokratike Shqiptare në të cilin do të zgjedhet kryetari i partisë i cili do të udhëheqë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Në garë për kreun e partisë janë kryetarit aktual, Menduh Thaçi dhe ish-ministri i Kulturës Arifikmet Xhemaili.

Përveç kreut të partisë në këtë kongres me moton “Lartë e më lartë PDSH”, do të zgjedhen edhe anëtarët e Kryesisë Qendrore dhe anëtarët e kuvendit Qendror. Me propozim të kreut të ri të partisë, do të zgjedhet edhe sekretari i përgjithshëm si dhe katër nënkryetarët. Në këtë kongres po marrin pjesë delegatë nga degët dhe nëndegët e partisë, forumi rinor dhe forumi i gruas. Nga PDSH thonë se procesi i zgjedhjes së kryetarit të partisë dhe i organeve të tjera partiake, do të jetë demokratik dhe transparent.

Kongresi i fundit i PDSH-së u mbajt para katër viteve në Strugë, ku pas 12 vitesh në krye të PDSH-së, nga posti iu kryetarit u tërhoq Arbër Xhaferi, për t`ia lëshuar vendin zëvendëskryetarit të atëhershëm Menduh Thaçi. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *