Home / Lajme / Kronika e zezë / Përvjetorët e UÇK-së

Përvjetorët e UÇK-së

22 mars-
“Dhjetë vite pas, gjendja e shqiptarëve në Maqedoni është më keq që çka qenë para 2001, edhe më tej burgosje, rrahje, vrasje të ish luftëtarëve dhe eprorëve te UÇK-së”, theksoi Haradinaj, i cili mbajti një fjalim mbi 15 minuta dhe herë pas herë u ndërpre nga publiku me duartrokitje frenetike dhe e gjithë kjo situatë e nervozoi pamasë Ali Ahmetin.

Nga Suat SAQIPI

Kanë kaluar dhjetë vite nga fillimi i luftimeve nën emblemën e UÇK-së,e cila aksionet e saj nga pozicionet guerile i vazhdojë në luftime frontale. Si ditë e parë e luftimeve është marr vrasja e të riut nga Tanusha, Muzafer Xhaferri, i cili u vra duke përgatitur istikamet e UÇK-se në Kodër te Furrës e cila më herët njihej si pikë strategjike e armatës maqedonase.

Për të arritur deri te strukturimi apo edhe krijimi i terrenit për veprime te UÇK në 2001,shumë vite me radhë patën punuar djemtë më të mirë të kombit tonë, të cilët më vullnet dhe dëshirë të madhe patën punuar në shumë drejtime që UÇK të shihej si ushtri shqiptare.

Edhe ashtu ndodhi popullata shqiptare në Maqedoni e mirëpriti dhe i ndihmojë UÇK që luftën përballë ushtrisë dhe policisë maqedonase ta fitoj dhe ashtu ndodhi,si ne Tanushë, Malinë, Brezë, Goshincë, Sllupçan, Orizare, Hotël, Mateç, Haraqinë, Graçan, Radushë, Poroj, Sellcë, Vicë e kudo që kishte djem e vajza nën emblemën e UÇK-së betejat u fituan. Luftimet siç e dimë përfunduan me kompromisin e njohur MARRVESHJA E OHRIT, me të cilën iu dha fund luftimeve dhe shteti mori obligim nën garanca të SHBA-ve,BE-së dhe NATO-s që Maqedonia do jetë jo vetëm e maqedonasve por edhe e shqiptarëve. Kjo ishte një historik i shkurtër për të hyrë në temën e analizës time, përvjetorët e UÇK-së.

Dhjetëvjetori i fillimit të luftimeve në Tanushë, Tetovë dhe Radushë u shënua me disa manifestime përkujtimore nga ana e SHVL-UÇK-së së udhëhequr nga Fazli Veliu. Manifestimet siç dihet u mbajtën në teatrin e Shkupit, Sellcë dhe Radushë.

Pra në Shkup u përkujtua rënia heroike e Dëshmorëve të Kombit të rënë në Tanushë, Musafer Xhaferri, Qemal Shaqiri, Lefter Bicaj, Tahir Sinani, Shpend Mazrekaj dhe Elham Currit.

Nderimi për Dëshmorët është një normë e obligueshme për të gjithë ne, sepse nëse nuk i respektojmë të rënët për liri, atëherë ne nuk respektojmë vetveten dhe aq më pak do na respektojnë të tjerët. Pikërisht duke u nisur nga këto parime në çdo ceremoni përkujtimore unë ma familjen time nderojmë Dëshmorët e Kombit.

Po nga ajo qe 10 vite me radhe po shohë se SHVL-UÇK s’do mend se është një degë e partisë politike BDI dhe në asnjë situatë SHVL nuk ka arrit që ne raste të këtilla të ftojë gjithë liderët shqiptarë dhe së paku ne përvjetorë për nder të Dëshmorëve te tregojmë unitet, por jo edhe kësaj radhe i pamë figurat politike te BDI-së dhe askund nuk pamë asnjë lider politikë shqiptarë të taborëve të ndryshme në Maqedoni.

Po dikush do te thotë po BDI dje ishte UÇK, andaj ju takon këtyre të jenë në rend të parë, po edhe unë këtu jam dakord, po ishin eprorët që e filluan dhe përfunduan luftën e vitit 2001? Ku ishin: Maliq Ndrecaj-MALA, Sami Ukshini-SOKOLI, Xhezair Shaqiri, Emrush Suma, Samedin Xhezairi, Ismet Iljazi, Izair Samiu, Daut Rexhepi, Hysni Shaqiri etj. Po këto lëre që nuk ishin prezent por as Fazli Veliu e as Ali Ahmeti as që u përmendën në këto përvjetorë.

Po ç`është më e keqja që edhe dëshmorët në mënyrë selektive u përmendën, në asnjë fjali nuk u përmend kontributi i Ridvan Nezirit, Harun Aliut, Nuri Mazarit, etj.

Në këto ceremoni ishin të ftuar ushtarët e UÇK-së dhe BDI-së, e jo luftëtarët e UÇK-së, pra ka shumë dallim mes termit ushtarë dhe luftëtarë se ka shumë që kanë bë foto nën uniformë te UÇK-së dhe të paktë janë luftëtarët që kanë mbetë gjallë që s`janë në burgje apo që s`janë vrarë.

Fazli Veliu në këtë rast si në Shkup edhe në Deçan foli për idealin e dëshmorëve bashkimin e kombit. S`do mendja se më fjalimet e Fazli Veliut as që i dëgjon dikush dhe nuk i merr për serioze. Po çka shkruan Fazli Veliu ne librin e tij “UÇK nga beteja në betejë”?.

“Unë para se te nisesha nga Zvicra për në Kosovë me datë 23 korrik 2001, morra në telefon Harun Aliun-Kushtrimi, një djalë i shkathët nga Shkupi, që të kujdesej për hyrjen time ne zonën e Karadakut në Likovë, por kur arrita në Prishtinë e mora Kushtrimin në telefon, ndërsa ky kishte qenë i zënë me Ali Ahmetin, me të cilin po hynin për në Malësi të Tetovës, ndërsa unë vazhdova me disa djem tjerë për të arritur pranë eprorëve si Mala e Sokoli etj”, përfundon rrëfimin Veliu, i njohur si Daja.

S`do mend se vetë Fazli Veliu tregon për veten e tij dhe Ali Ahmetin se kur ata kanë pa nga afër luftën, pra diku para armëpushimit dhe demobilizimit. Po le tu mbetet historianëve që me këto tema të merren me gjerësisht.

Ajo që bie ndërmend në fjalimet e fundit të kreut të ish-UÇK-së janë edhe fjalitë dhe tezat ata që përdorin të historianit Anzas Loren, për pajtimin e francezëve dhe gjermanëve.

Po për çudi në teatrin e Shkupi, pati një fjalim të gjatë të pakontrolluar nga BDI, gjeneral Naim Haradinaj i cili foli në temë “dhjetë vjet pas luftës së UCK-së çka u arrit”?

“Dhjetë vite pas, gjendja e shqiptarëve në Maqedoni është më keq që çka qenë para 2001, edhe më tej burgosje, rrahje, vrasje të ish luftëtarëve dhe eprorëve te UÇK-së”, theksoi Haradinaj, i cili mbajti një fjalim mbi 15 minuta dhe herë pas herë u ndërpre nga publiku me duartrokitje frenetike dhe e gjithë kjo situatë e nervozoi pamasë Ali Ahmetin.

Por, këtë ceremoni e incizonte vetëm MTV2, dhe për çudi fjalimi i gjeneral Haradinajt nuk u dha në MTV2 dhe opinioni i gjerë nuk pati rastin të dëgjojë argumentet e tij për situatën momentale të pasluftës.

Duke dashur që ta përfundoj këtë shkrim me një porosi të gjeneralit Kudusi Lama i cili në prononcim të tij jep mesazhin se “lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kishte objektiva madhore kombëtare. Nëse janë realizuar ato le tu thonë shqiptarëve që objektivat e luftës u realizuan, edhe unë do të isha shumë i gëzuar, nëse nuk janë realizuar, prapë është në madhështinë e tyre, tu thonë shqiptareve që mbetëm në rruge e nuk po mundemi ti çojmë punët më tej”. Le të jetë kjo një uverturë për përvjetorët e UÇK-së.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *