Home / Lajme / Botë / Policia Sekrete e Irlandës konkurrencë e MOSSAD-it dhe CIA

Policia Sekrete e Irlandës konkurrencë e MOSSAD-it dhe CIA

31 mars-
Analiza e copëtimit të Jugosllavisë ishte bërë nga kjo agjenci sekrete që në vitin 1997, atëkohë kur CIA sapo kishte filluar të përgjoj. CIA kishte kërkuar nga ISI informatat mbi Kosovën, por që kjo iu kishte përgjigjur se atë punë mund ta bëj përmes agjentëve të cilët CIA ka në Kosovë, aq sa kjo agjenci kishte përmendur edhe emrat e agjentëve dhe vendbanimin e tyre.

Policia Sekrete e Irlandës (ISI) qenka gjithmonë një hap përpara CIA dhe MOSSAD, njoftojnë mediat nga Irlanda dhe portali “terminalx”.

Si dokument i fundit ISI ka publikuar gjendjen dhe hulumtimet e CIA dhe MOSSAD ne Kosovë. Policia Sekrete Irlandeze nuk ka lejuar Qeverinë Irlandeze që të inkuadrohet në NATO, por që ka ofruar ushtarët e sajë për të shërbyer pranë OKB-së. Që nga krijimi i kësaj Policie Sekrete në vitin 1922, kjo ishte të jetë e përsosur si dhe kishte ofruar gjithmonë informatat më të freskëta.

Viteve të 90´ta ISI pavijoni i dytë i policisë sekrete me emrin S2 kishte siguruar jo vetëm gjendjen politike në ish-Jugosllavinë, por kishte shënuar edhe agjentët sekret të cilët vinin nga MOSSAD dhe nga CIA në ish-Jugosllavinë.

Analiza e copëtimit të Jugosllavisë ishte bërë nga kjo agjenci sekrete që në vitin 1997, atëkohë kur CIA sapo kishte filluar të përgjoj. CIA kishte kërkuar nga ISI informatat mbi Kosovën, por që kjo iu kishte përgjigjur se atë punë mund ta bëj përmes agjentëve të cilët CIA ka në Kosovë, aq sa kjo agjenci kishte përmendur edhe emrat e agjentëve dhe vendbanimin e tyre.

“Therë në sy” për të dyja shërbimet më të njohura botërore MOSSAD dhe CIA. Eksperienca e kësaj policie sekrete ka përsosur atë, më së shumti përsosje dhe praktikë ka sjellur lufta dhe përgjimi i organizatës terroriste “IRA”. Jo vetëm në këtë kohë moderne, edhe gjatë luftës së dytë botërore,kjo kishte ofruar informata Anglisë dhe Aleatëve të cilit luftonin kundër Hitlerit. Informatat e dhuruara nga policia sekrete e irlandeze ishin aq të zhvilluar saqë aleatët nuk mund të besonin se ato janë të vërteta. Edhe sot kjo Agjenci sekrete posedon informata nga cilido shtet, informata të cilat mahnitin edhe të dy Agjencitë më të njohura botërore CIA dhe MOSSAD.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *