Home / Lajme / Maqedoni / Presidenti Pacolli vizitoi komunën e Tetovës

Presidenti Pacolli vizitoi komunën e Tetovës

24 mars-
Kryetari i komunës së Tetovës, prof. dr. Sadi Bexheti deklaroi se me Presidentin Pacolli ka biseduar për shumë tema, duke e informuar lidhur me zhvillimin ekonomik, kulturor, turistik, marrëdhëniet ndërnacionale në Republikën e Maqedonisë dhe konkretisht në Tetovë.

residenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli sot u prit nga kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti dhe qytetarë të Tetovës.

“Ishte kënaqësi që sot disa momente ti kaloj me kryetarin e komunës së Tetovës, komunë kjo me traditë shumë të lashtë ndërmarrëse, komunë kjo që atëherë kur populli i Kosovës pati nevojë për ndihmë i doli në ndihmë, hapi dyert e veta, hapi shpirtin, zemrën dhe pranoi të gjithë ata që ishin të dëbuar. Komunë kjo që sot mund të quhet edhe qendër akademike e gjithë shqiptarëve të kësaj ane, komunë kjo që ka marrë çdo gjë që ka qenë e përdorshme dhe e mirë edhe nga Shqipëria dhe Kosova dhe e ka implementuar me sukses”, theksoi presidenti Pacolli.

Sipas tij, Tetova dhe kjo anë e Maqedonisë është pjesë përbërëse e të gjitha zhvillimeve shoqërore, kulturore dhe politike të rajonit.

“Asnjëherë nuk mund të anashkalohet kjo anë dhe popullata e kësaj ane dhe ne të gjithë së bashku duhet të formojmë një forcë. Bashkë me kosovarët, bashkë me shqiptarët në Shqipëri, bashkë me maqedonasit, bashkë me pjesëtarë të këtyre trevave të formojmë një forcë unike, të hapim perspektiva të reja për zhvillimin shoqërorë”, tha Presidenti Pacolli.

Presidenti Pacolli shprehu edhe njëherë përcaktimin e tij për mbështetje të fortë të idesë së lëvizjes së lirë të mallrave dhe të njerëzve, të ideve dhe të kapitalit. “Kjo begati që e ka falë natyra duhet të kultivohet nga njerëzit dhe unë jam promovues i idesë që kjo zonë të deklarohet si Zonë e Lirë Ekonomike që njerëzit lirshëm ta fillojnë skijimin nga Tetova dhe të mbarojnë në anën perëndimore të këtyre maleve”, tha presidenti Pacolli.

Sipas tij, rruga që do të lidh Tetovën me Prizrenin do të ketë një rëndësi të madhe dhe është pjesë e idesë që garanton lëvizje të lirshme të mallrave dhe të ideve.

Kryetari i komunës së Tetovës, prof. dr. Sadi Bexheti deklaroi se me Presidentin Pacolli ka biseduar për shumë tema, duke e informuar lidhur me zhvillimin ekonomik, kulturor, turistik, marrëdhëniet ndërnacionale në Republikën e Maqedonisë dhe konkretisht në Tetovë.

Sipas tij, komuna e Tetovës është e përcaktuar për intensifikim të bashkëpunimit me komunat dhe institucionet e Republikës së Kosovës, ndërsa theksoi se nga Presidenti Pacolli ka marrë mbështetje të fuqishme për realizim të të gjitha projekteve të rëndësishme në të mirë të qytetarëve.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Tetovës nderoi Presidentin e Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli me mirënjohje për kontributin e tij në kultivimin dhe afirmimin e vlerave të përbashkëta kombëtare dhe për avancimin e vlerave moderne evropiane.

Gjatë qëndrimit në Tetovë, presidenti Pacolli zhvilloi takime me drejtuesit fetar lokal të Bashkësië Fetare Islame të Maqedonisë si dhe bektashinjtë në Teqen Arabati në Tetovë. Ai më as ka ndarë kohën për tu takuar edhe me pronarin e kompanisë Elocog Lazim Destani.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *