Home / Lajme / Maqedoni / Prezantim për menaxhimin efikas të energjisë

Prezantim për menaxhimin efikas të energjisë

30 mars-
Drejtori i këtij agjencioni Boshtian Krajnc, ka prezantuar para të pranishmëve mënyrat e implementimit të menaxhimit energjetik duke shfrytëzuar mjetet nga grandet e BE-së.

Në kuadër të iniciativës së komunës së Tetovës për përmirësimin e menaxhimit energjetik, në Tetovë kanë qëndruar ekspertë të Agjencionit Energjetik KSENA nga Sllovenia gjegjësisht nga rajoni Sabinska, Saleska dhe Koroshka.

Drejtori i këtij agjencioni Boshtian Krajnc, ka prezantuar para të pranishmëve mënyrat e implementimit të menaxhimit energjetik duke shfrytëzuar mjetet nga grandet e BE-së.

Kështu, Krajnc prezantoi mënyrën se si të zgjidhen problemet energjetike nëpërmjet një menaxhimi të mirë të saj nga komuna, si të ndikohet për zvogëlimin e harxhimit të energjisë gjegjësisht për shfrytëzimin racional të saj.
“E gjithë kjo bëhet që të kuptojmë rëndësinë e veçantë të energjisë, sepse shfrytëzimi efikas i energjisë sot nuk nënkupton vetëm zgjuarsi ekologjike, por gjithnjë e më tepër efikasitet në harxhueshmëri dhe kjo do të thotë progres ekonomik”, tha Krajnc.

z. Krajnc në cilësinë e Drejtorit të Agjencionit Energjetik KSENA nga Sllovenia propozoi modelin se si të organizohet sistemi i energjetikës nëpërmjet formimit të grupit të caktuar të ekspertëve të cilët do të menaxhojnë me energjinë. Kështu, duke treguar konkretisht menaxhimin e energjisë në komunën Velenje nga Sllovenia me të cilën ka bashkëpunuar ky agjencion, një sistem të tillë propozuan për komunën e Tetovës.

Ndryshe, fushat kryesore ku KSSENA bën implementimin e menaxhimit të energjisë janë: menaxhimi energjetik në njësitë lokale, bashkëpunimi në programet nacionale dhe evropiane për fitimin e mjeteve të pakthyeshme, punimi i projekteve në nivel lokal dhe evropian dhe informim, arsimin për menaxhimin efikas të energjisë .

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *