Home / Lajme / Maqedoni / Programet e partive për zgjedhjet e parakohshme

Programet e partive për zgjedhjet e parakohshme

1 mars-
Partitë shqiptare do të fokusohen kryesisht në ngecjet rreth Marrëveshjes së Ohrit, 10 vite nga nënshkrimi i saj, por edhe premtime për realizimin e plotë të saj në afate. Gjithashtu do të jenë në fokus edhe punësimet dhe projekte sociale-ekonomike.

Premtimet për realizimin e projekteve infrastrukturore dhe sociale tek blloku politik maqdonas do të jenë përbërësit kryesor të programeve zgjedhore, derisa partitë shqiptare do të kenë në qendër të vëmendjes sërish Marrëveshjen e Ohrit, por edhe problemet sociale dhe papunësinë.

Partitë politike kanë nisur hartimin e programeve zgjedhore në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Një pjesë e tyre bëjnë të ditur se disponojnë me programet e tyre dhe se duhet vetëm plotësimi dhe detajimi i tyre, .

VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski do të vazhdojë me projektin e saj “Rilindje”, duke përfshirë edhe projekte tjera në sektorin social, punësime, ekonomi, infrastrukturë dhe reforma tjera. Partia në pushtet po planifikon që të shtyejë afatet për shtrenjtimin e energjisë elektrike por edhe produkteve tjera.

LSDM në opozitë ka programin e saj partiak “Zgjidhje për Maqedoninë”, e cila parasheh kreditime pa kamate për investime, parcela falas për investitorë vendas në zonat e lira tregtare dhe industriale, si dhe kreditime pa kamata për banesa për qytetarët.

Partitë shqiptare do të fokusohen kryesisht në ngecjet rreth Marrëveshjes së Ohrit, 10 vite nga nënshkrimi i saj, por edhe premtime për realizimin e plotë të saj në afate. Gjithashtu do të jenë në fokus edhe punësimet dhe projekte sociale-ekonomike.

BDI parashikon një program vazhdimësi të qeverisjes së deritanishme në sferën e punësimeve, realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndryshime kushtetuese, rishqyrtim të decentralizimit dhe premtime tjera.

PDSH disponon me programin e saj që parashikohet në Marrëveshjen e saj të re, e cila konsiston në shqyrtimin e barazisë midis dy komuniteteve më të mëdha, ndarja proporcionale të buxhetit qeveritar në sferat investuese dhe zhvillimore.

Demokracia e Re gjithashtu po harton një program në të cilin do të përfshihen të gjitha problematikat e deritanishme, që nuk kanë gjetur zgjidhje gjatë qeverisjes aktuale, dhe që kanë të bëjnë me realizimin konkret dhe shqyrtimin e arritjeve në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, projekte investimi, sociale, ekonomike, etj.

Edhe iniciativa e re politike që do të kryesohet nga Rufi Osmani po përgatit një program me ekspertë të lëmive të ndryshme për t`iu ofruar elektoratit shqiptar në zgjedhjet e parakohshme. Nga kjo nismë bëjnë të ditur se programi përfshin çështje që kanë të bëjnë me pozitën e shqiptarëve, problemet social-ekonomike, investimet dhe oferta të tjera që do të dallojnë nga subjektet e tjera dhe që janë projekte serioze.

Edhe partitë e tjera politike shqiptare janë në përgatitje e sipër të programeve të tyre politike dhe ekonomike për zgjedhjet e parakohshme.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *