Home / Lajme / Maqedoni / Qendra e Kulturës demanton PDSH-në

Qendra e Kulturës demanton PDSH-në

15 mars-
Ç’është e vërteta, rezervimi i sallës së madhe për datën 26 mars 2011 është bërë nga Këshilli organizativ i manifestimit kushtuar 30-vjetorit të demonstratave në Prishtinë dhe Tetovë, që dëshmohet me kontratën e nënshkruar në fillim të muajit shkurt”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga ana e qendrës për kulturë në Tetovë.

Qendra kulturore në Tetovë, ka hedhur poshtë akuzat e një dite më parë të Partisë Demokratike Shqiptare se kjo qendër është uzurpuar nga ana e Bashkimit Demokratik për Integrim në lidhje me datën e mbajtjes së Kongresit të PDSH-së.

Në një demant të lëshuar nga Pallati i Kulturës demantohen pohimet e PDSH-së, se me kjo paraqet një tendencë për të penguar procesin zgjedhor brenda partiak në PDSH.“Qendra e Kulturës njofton opinionin se është një institucion kombëtar, ndaj dhe është e hapur për të gjithë qytetarët pa dallim feje, race, kombi dhe partie.

Revolta e PDSH-së pa të drejtë është motivuar nga kërkesa për të shfrytëzuar me ekskluzivitet sallën e Qendrës së Kulturës në një datë që përputhet me një ngjarje tjetër të rëndësishme, që është rezervuar më herët.

Ç’është e vërteta, rezervimi i sallës së madhe për datën 26 mars 2011 është bërë nga Këshilli organizativ i manifestimit kushtuar 30-vjetorit të demonstratave në Prishtinë dhe Tetovë, që dëshmohet me kontratën e nënshkruar në fillim të muajit shkurt”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga ana e qendrës për kulturë në Tetovë.

Më tej në demant theksohet se Partia Demokratike Shqiptare ka bërë një kërkesë me datën 14.03.2011 drejtuar këtij institucioni për shfrytëzimin e sallës për mbajtjen e Kongresit të partisë më 25 e 26 mars të këtij viti”.

Institucioni në fjalë ka njoftuar PDSH-në se salla e madhe e Qendrës së Kulturës është e zënë më 25, 26 dhe 27 mars, me aktivitete të tjera që janë rezervuar më parë. Për këtë shkak, Partia Demokratike Shqiptare u pajtua që të bëjë rezervimin më 19 dhe 20 mars 2011, data këto që janë të lira në kalendarin e aktiviteteve të Qendrës së Kulturës.

Së këndejmi, është i pakuptimtë ky reagim i PDSH-së, në të cilin hidhen akuza të pabaza mbi këtë institucion”, thuhet në fund të demantit të lëshuar nga Institucioni Kombëtar Qendra e Kulturës në Tetovë.

Ndryshe, dje Partia Demokratike Shqiptare akuzoi se BDI, tenton që të pengojë mbajtjen e kongresit përmes zënies së sallës me aktivitete tjera. Me këtë PDSH-ja njoftoi se kongresi i 5-të partaik do të mbahet më 20 mars në Qendrën për Kulturë në Tetovë.(U.H)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *