Home / Lajme / Rajon / Qeveria e Kosovës siguron 1,5 milion euro për vetura luksoze

Qeveria e Kosovës siguron 1,5 milion euro për vetura luksoze

22 mars-
Sipas gazetës, në projektbuxhetin e vitit 2011, Qeveria dhe institucionet e tjera do t’i shpenzojnë rreth 1.5 milionë euro për blerjen e veturave të reja. Kosto e përafërt e shpenzimeve për qëllime të njëjta parashihet edhe në buxhetin e vitit 2012 dhe 2013.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 1,5 milion euro për blerjen e veturave luksoze për këtë vit dhe këto mjete janë paraparë në buxhet.

E përditshmja “Zëri” shkruan se institucionet e Kosovës vazhdojnë të mos heqin dorë nga luksi i tepruar edhe përkundër gjendjes së rëndë ekonomike, me të cilën po ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

Sipas gazetës, në projektbuxhetin e vitit 2011, Qeveria dhe institucionet e tjera do t’i shpenzojnë rreth 1.5 milionë euro për blerjen e veturave të reja. Kosto e përafërt e shpenzimeve për qëllime të njëjta parashihet edhe në buxhetin e vitit 2012 dhe 2013.

Sipas kësaj gazete hiç më pak se rreth 350 mijë euro për vetura do të shpenzojnë Ministria e Financave, bashkë me Doganat dhe Administratën Tatimore të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës për blerjen e veturave për misionet diplomatike këtë vit do t’i shpenzojë më se 309 mijë euro, 200 mijë euro në vetura do t’i shpenzojë edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës për nevoja të gjykatave

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *