Home / Lajme / Maqedoni / QMBI reagon për krizën politike në vend

QMBI reagon për krizën politike në vend

21 mars-
Fatkeqësisht, një politikë e tillë, po ashtu, gjithnjë e më shumë po vështirëson jetën e qytetarit të rëndomtë në vend dhe po dëmton për ditë e më tepër imazhin edhe ashtu të zbehur të shtetit në arenën ndërkombëtare”, thekson kjo organizatë.

Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional (QMBI) shpreh shqetësimin e vet lidhur me gjendjen e krijuar kohëve të fundit në vend, gjegjësisht mungesën e plotë të dialogut të mirëfilltë politik mes partive politike në pushtet dhe atyre në opozitë.

“Ofendimet dhe sharjet e përditshme të politikanëve tanë, të cilat kanë zëvendësuar ballafaqimin e arsyeshëm politik dhe mirëkuptimin e nevojshëm në këtë periudhë gjithnjë e më të qartë parazgjedhore, nuk i kontribuojnë aspak përmirësimit të situatës dhe sigurimit të kushteve për realizimin e një procesi të relaksuar dhe korrekt zgjedhor.

Fatkeqësisht, një politikë e tillë, po ashtu, gjithnjë e më shumë po vështirëson jetën e qytetarit të rëndomtë në vend dhe po dëmton për ditë e më tepër imazhin edhe ashtu të zbehur të shtetit në arenën ndërkombëtare”, thekson kjo organizatë.

QMBI fton politikanët dhe subjektet politike, që mos t’i vendosin interesat e tyre personale dhe partiake mbi interesat e përgjithshme shtetërore dhe ardhmërinë e këtij vendi, por të jenë në nivelin e përgjegjësisë që kanë para votuesve të tyre dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. “Programet zhvillimore partiake duhet të jenë argumenti i vetëm mbi të cilin subjektet politike do ta mbështeteshin synimin e tyre drejt fitimit të besimit dhe votave të qytetarëve, e jo akuzat dhe sharjet e pahijshme në drejtim të oponentëve politik”, thekson kjo organizatë.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *