Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët nuk u besojnë partive politike

Qytetarët nuk u besojnë partive politike

31 mars-
“20 vite vetëm rrena dhe mashtrime. Politikanë mashtrues të cilët punuan vetëm për interesin e tyre dhe u mbushëm me para. Në emër të popullit dhe me patriotizëm të rrejshëm na lanë më mjerim. Këtu në Maqedoni nuk ka punë as perspektivë. Më detyruan të shkoj në Mal të Zi të punojë për pak para dhe larg familjes time”, deklaroi Ilir Memeti.

Qeveria e Maqedonisë shpalli datën e zgjedhjeve, e cila do të pasohet me ndryshimin e Kodit zgjedhor, pastrimin e listave dhe më pas fushatën zgjedhore e cila pritet të jetë mjaftë ‘e nxehtë’. Por, qysh tani tek qytetarët vërehet një dozë dyshimi për partitë politike, të cilat tashmë para kohe kanë filluar fushatën zgjedhore.

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë, sidomos shqiptarët nuk besojnë në partitë politike, për faktin se, siç thonë ata, gjatë dy dekadave të fundit kanë marrë premtime të shumta të cilat asnjëherë nuk janë realizuar.

“20 vite vetëm rrena dhe mashtrime. Politikanë mashtrues të cilët punuan vetëm për interesin e tyre dhe u mbushëm me para. Në emër të popullit dhe me patriotizëm të rrejshëm na lanë më mjerim. Këtu në Maqedoni nuk ka punë as perspektivë. Më detyruan të shkoj në Mal të Zi të punojë për pak para dhe larg familjes time”, deklaroi Ilir Memeti.

Edhe një banorë tjetre i komunës së Likovës shprehet me tone pesimiste.

“Këtu nuk ka punë o vëlla. Si mund të kërkosh punë në një rajon të krizës. Jemi të izoluar nga të gjitha anët. Këtu mungon jeta, nuk kemi Spitale, Teatro, Shtëpi Kulture, e mos të flasim për fabrika. Prandaj mos të na fajësojë askush se po e braktisim vendim për një jetë azilanti në vendet e perëndimit”, shprehet M.A. banorë i komunës ku u zhvillua teatri i luftimeve gjatë vitit 2001.

Sipas ekspertëve dhe përfaqësuesve të OJQ-ve, me këtë elektorati dërgon sinjal të qartë se dëshiron përmirësime reale, të ndjeshme në jetën e përditshme, e jo të dhëna statistikore të projektuara nga qendra të ndryshme politike, varësisht nga pozicioni i tyre.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *