Home / Lajme / Maqedoni / Reagim ndaj Kumtesës së PDSH-së lidhur me takimin e kryetarit Ahmeti me presidentin shqiptar Topi

Reagim ndaj Kumtesës së PDSH-së lidhur me takimin e kryetarit Ahmeti me presidentin shqiptar Topi

11 mars-
PDSH mediumet i kupton vetëm si “mjete manipulimi” dhe të gjitha informatat të cilat nuk shkojnë në favor të saj i etiketon si shpifje.
Për hir të së vërtetës, përkujtojmë se shërbimi i informimit të BDI-së nuk publikoi asnjë informacion ose kumtesë lidhur me takimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti ose mos takimin e tij me përfaqësues të partive tjera shqiptare në Maqedoni, thuhet ne reagimin e BDI-së

Liria e mediave dhe informimit është një ndër shtyllat kryesore të shoqërisë demokratike, gjë të cilën në filizofin e vetë politike PDSH nuk mund ta kuptojë.

PDSH mediumet i kupton vetëm si “mjete manipulimi” dhe të gjitha informatat të cilat nuk shkojnë në favor të saj i etiketon si shpifje.
Për hir të së vërtetës, përkujtojmë se shërbimi i informimit të BDI-së nuk publikoi asnjë informacion ose kumtesë lidhur me takimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti ose mos takimin e tij me përfaqësues të partive tjera shqiptare në Maqedoni, thuhet ne reagimin e BDI-së.

Por, vetëm u mundësua qasje e lirë e mjeteve të informimit në këtë takim i cili u zhvillua në kuadër të qëndrimit të presidentit shqiptar Topi në Shkup me rastin e hapjesë së Qendrës memoriale të Holokaustit.

Nuk ka qenë dhe nuk do të jetë karakteristik e BDI-së të pamundësoj qasjen e lirë të mediumeve deri tek informacionet dhe as shkatërimi i pasijeve teknike të mediumeve dhe sulmi fizik ndaj përfaqësuesve të tyre, kjo është karakteristik e një partie tjetër politike, thuhet ne fund te reagimit të BDI-së

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *