Home / Lajme / Maqedoni / Rebelohet Cërvenkovski , nuk shkon në takimin e liderëve

Rebelohet Cërvenkovski , nuk shkon në takimin e liderëve

18 mars-
”Ivanovi e din se PDSH-ja atë nuk e njeh si presidnet shteti.Edhe sikur të na kishin ftuar ne nuk do të kishim shkuar në atë takim. E dyta, ata e kanë shumë lehtë në këtë format, pasi që Ali Ahmeti dhe BDI nuk ka asnjë kërkesë dhe pajtohet çdo gjë që i thonë mentorët e saj.Nga ana tjetër PDSH-ja, ka kërkesa të forta ligjore”, tha Luan Tresi zëdhënës I PDSH-së.

Lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski refuzoi ftesën e presidentit Gjorgje Ivanov për të marrë pjesë në takimin e liderëve të thirrur për sonte në vilën presidenciale.

“Që prej mbrëme si dhe sot në mënyrë të pasuksesshme kemi tentuar për të marrë përgjigje se për çfarë kriteri është thirrur ky format i takimit të liderëve dhe pse jemi ftuar vetëm ne. Unë nuk do të marrë pjesë në këtë takim për dy arsye. E para, sepse vlerësoj se nuk janë tejkaluar as minimalisht kushtet për tejkalimin e krizës politike dhe së dyti, nuk kam qëllim të jem mbulesë e një takimi midis Gruevskit dhe Ahmetit për zgjidhjen e çështjeve të hapura brenda koalicionit”, deklaroi Cërvenkovski.

Parlamenti i Maqedonisë anuloi sot seancën e paraparë për emërimin e kryetarit të KSHZ-së, duke mos dhënë njoftime shtesë. Në një komunikatë të institucionit legjislativ theksohet se janë anuluar seancat e 139 dhe 143, në të cilat duhej të zgjidhej kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, miratimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor dhe pika të tjera të rendit të ditës, si parakushte për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Këto pika të rendit të ditës ishin paraparë për tu votuar nga maxhoranca edhe pa pjesëmarrjen e opozitës, e cila po bojkton Parlamentin nga muaji i kaluar.Burime pranë kryeparlamentarit Trajko Veljanovski deklaruan për se seanca e prolonguar është shtyer për ti dhënë një shans takimit të liderëve të partive kryesore politike të ftuar sonte nga presidenti Gjorgje Ivanov, ku pritet të diskutohet për arritjen e një kompromisi politik për të tejkaluar krizën politike në vend.

Kabineti i Presidentit Gjorgje Ivanov në një deklaratë me shkrim ka sqaruar arsyet e mosftesës së partive opozitare shqiptare në takimin e thirrur sonte vetëm me liderët e VMRO-DPMNE, BDI dhe LSDM. “Vlerësimi ynë është se në këtë moment më së miri është që në këtë format të bëhen përpjekje për dalje nga situata e krijuar politike.

Janë ftuar vetëm udhëheqësit e tri partive më të mëdha, të cilat janë kyçe për vazhdimin e dialogut politik dhe diskutimeve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, theksoi kabineti i presidentit Ivanov. Nga kabineti presidencial bëjnë të ditur se presin që sonte bashkë me udhëheqësit politik të partive më të mëdha të gjendet mënyrë për tejkalimin e krizës parlamentare, me qëllim siç thuhet që të bëhet më e mira për qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Presidenti Gjorgje Ivanov në takimin e liderëve sonte ka ftuar kryetarin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, kryetarin e BDi-së Ali Ahmeti dhe kryetarin e LSDM, Branko Cërvenkovski, ndërsa nuk është ftuar lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi apo edhe ftesa edhe për liderin e DR-së, Imer Selmani, një praktikë që ishte bërë deri tani nga presidenti i vendit.

Presidenti Gjorgji Ivanov ka ftuar një takim të liderëve të partive kryesore në vend, por pa ftuar liderët e partive opozitare PDSH dhe DR. Takimi nga presidenti Ivanov është thirrur sonte në vilën presidenciale “Vodno”, ndërsa janë ftuar kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, Branko Cërvenkovski i LSDM-së dhe Ali Ahmeti i BDI-së.

Në agjendën e këtij takimi është kriza politike dhe gjetja e një zgjidhje për rivendosjen e dialogut politik dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Partia opozitare, Demokracia e Re ka reaguar pas vendimit të mbrëmshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim që edhe më tej të mbetet në qeverinë e Nikolla Gruevskit.

Deputetja e kësaj partie Flora Kadriu, përmes një konference për shtyp ka thënë se të kota janë apelet dhe thirrjet e shqiptarëve kundër politikës diskriminuese, nënçmuese dhe fyese të VMRO-DPMNE-së ndaj shqiptarëve. Nga partia e Selmanit thonë se me prezencën e tyre në qeveri BDI-ja por tani BDI-ja po legjitimon këtë politike anti-shqiptare.

“Nuk mund të kuptojmë se çka është aq e rëndësishme që BDI-ja me çdokusht do të jetë në kurorëzim me VMRO-DPMNE-në edhe përkund të gjitha trysnive që kjo e fundit po i bën BDI-së. Tani më ky koalicion qeverisës është shëndruar vetëm në një koalicion pervers i cili po luan me ndjenjat njerëzore dhe shpirtërore të shqiptarëve.Menduam se me përbuzjen e fundit që VMRO-ja i bëri BDI-së këta do vetëdijesohen dhe do radhiten në taborin e shqiptarëve, por ja që përsëri ata u vendosën në kraharorin e VMRO-së”, ka deklaruar deputetja e DR-së, Flora Kadriu.

Partia e Selmanit, ka pyetur publikisht BDI-në, se çka qëndron pas këtij pazari me VMRO-DPMNE-në që po bëhet në kurriz të shqiptarëve?Partia Demokratike Shqiptare nga ana tjetër ka theksuar se edhe sikur ti kishin ftuar në takim nuk do të mernin pjesë.

”Ivanovi e din se PDSH-ja atë nuk e njeh si presidnet shteti.Edhe sikur të na kishin ftuar ne nuk do të kishim shkuar në atë takim. E dyta, ata e kanë shumë lehtë në këtë format, pasi që Ali Ahmeti dhe BDI nuk ka asnjë kërkesë dhe pajtohet çdo gjë që i thonë mentorët e saj.Nga ana tjetër PDSH-ja, ka kërkesa të forta ligjore”, tha Luan Tresi zëdhënës I PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *