Home / Sport / Renova e nderuar me ftesën e Kosovës

Renova e nderuar me ftesën e Kosovës

‘Për ne është kënaqësi dhe nder i madh që kemi marrë ftesë për të qenë mysafirë të kombëatres së futbollit të Kosovës. Për këtë duam publikisht të falemenderojmë Kryetarin e FFK-së z.Fadil Vokrin, dhe të gjithë drejtuesit e futbollit Kosovar. Shpresojmë të dhurojmë një ndeshje cilësore, për të kënaqur tifozët që do të mbushin shkallët e stadiumit të qytetit në Prishtinë’, deklaroi mes tjerash koordinatori i KF Renova Enver Sulejmani.

Pasi edhe zyrtarisht u konfirmua ndeshja miqësore ndërmjet përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës kampione të Maqedonisë, Renovës, drejtuesit e ekipit nga Xhepçishti i Tetovës përmes një press-konference kanë zbuluar detale të kësaj sfide. Ata njëzëri theksojnë se për ta është nder i madh që janë zgjedhur si kundërshtar i rradhës për përfaqësuesen e futbollit të shtetit më të ri në botë, Kosovës. ‘Për ne është kënaqësi dhe nder i madh që kemi marrë ftesë për të qenë mysafirë të kombëatres së futbollit të Kosovës. Për këtë duam publikisht të falemenderojmë Kryetarin e FFK-së z.Fadil Vokrin, dhe të gjithë drejtuesit e futbollit Kosovar. Shpresojmë të dhurojmë një ndeshje cilësore, për të kënaqur tifozët që do të mbushin shkallët e stadiumit të qytetit në Prishtinë’, deklaroi mes tjerash koordinatori i KF Renova Enver Sulejmani, i cili zbuloi se të dielën në orën 11:00 para ndeshjes me Kosovën, do të jenë në një drekë të përbashkët me delegacionin kosovar në Hotelin ‘Grand’. Edhe drejtori sportiv i Renovës Lirim Sahiti e vlersoi lartë ftesën e FFK-së për të zhvilluar këtë takim kontrollues, i cili përveç tjerash Renovës do t’i shërbejë edhe si parapërgatitje për vazhdimin e kampionatit. Ndërkohë kapiteni i ‘gjipspunuesëve’ Fisnik Nuhiu tha se ndjehet i privelegjuar për faktin që do të luajnë kundër kombëtares së Kosovës. ‘Për ne futbollistët është nder dhe kënaqësi e madhe që do të kemi mundësinë të luajmë me kombëatren e Kosovës. Kjo nuk është ndeshje si tjerat, por një takim që të bën krenar. Do tentojmë të japim maksimumin tonë për të bërë të kënaqur tifozerinë kosovare. Shpresojmë në një ndeshje cilësore ku spektakli do të jetë në rradhë të parë, ndërsa rezultati në plan të dytë’, tha Nuhiu. Ndeshja mes Kosovës dhe Renovës do të zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Prishtinë me fillim në orën 15:00. Ndryshe takimi me Renovën vjen pas përfundimisht ka dështuar ardhja e kampionëve të Turqisë Bursaspor, të cilët më herët kishin konfirmuar zhvillimin e një miqësoreje me Kosovën. Mirëpo shkaku që FFK-ja nuk është anëtare e UEFA-së dhe FIFA-s ka ngjallur frikën e ndonjë ndëshkimi, si rrjedhoje e së cilës kanë anuluar udhëtimin për në Prishtinë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *