Home / Sport / Renova gjen fitoren e parë

Renova gjen fitoren e parë

Skuadra e Renovës pas dy humbjeve dhe një barazimi, të shtunën ka gjetur fitoren e parë pranverore, duke mundur Sileksin me rezultatin 3:1.

Për kampionët në fuqi kjo ndeshje ishte rasti i fundit që me fitore të mbajnë hapin me skuadrat e kreut të rendites dhe kësaj rradhe futbollistët ‘bardhëekaltërt’ me sukses kaluan provimin. Trajneri Sokoli si rezultat i dështimeve paraprake, kur nga 9-të pikë të mundshme, kishin tubuar vetëm një, ndeshjen e nisi me shumë ndryshime në formacion. Me Mushicën në portë, në krahun e djathtë kishte vendosur përfrocimin Bilall Veliu i cili debutoi në këtë takim, me Ignjatovskin, Ristovin në mbrojtje dhe Nuhin si mbrojtës i majtë. Mesfusha i ishte besuar treshes kosovare Xhaferi, Gashi dhe Statovci me Eminin si organizator i lojës, ndërsa në sulm u gjetën Jancevski dhe Iseni. Në pankinë kishin mbetur emra si Emrullahu, Aliu, Ismaili, apo edhe Bajrami, Elezi e Gafuri, dhe kjo lente të kuptohet se Sokoli kërkonte ndryshime në ekip, për të sjellë rezultat pozitiv. Dhe në fakt fillimi ishte i furishëm për ‘gjipspunuesit’ të cilët që në sulmin e parë fituan penalti. Xheferi kishte depërtim të mirë, ndërsa në zonë u ndal me faul duke fituar penalti për ekipin e tij. 11 metërshin e egzekutoi Boban Jancevski i cili solli kampionët në avantazh. Renova nuk u kënaq me kaq dhe vazhdoi të sulmojë edhe në vazhdim, dhe nuk kaloi shumë kohë kur rrezultati u ngrit në 2:0. Genc Iseni vendosi të godasë nga distanca, ndërsa topi i devijuar nga një futbollist mysafir befasoi portierin e Sileksit, i cili pa bërë ende asnjë interevenim të vetëm, vec më dy herë kishte kapituluar. Me epërsi prej dy golave pas 7 minutave lojë kampionët dukeshin të sigurtë dhe ishte normale që tempoja e lojës të pësojë rënie, kështu që edhe përkundër disa mundësive para portave respetkive skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 2:0. Në pjesën e dytë vendasit përsëri nisën të orientuar në sulm dhe arritën të organizojnë disa sulme në të cilët mundeshin të shënojnë, mirëpo pa sukses. Mos efiekasiteti i vendasve u ndëshkua nga miqtë, të cilët në minutën e 57-të pas disa kombinimeve të mira përmes Temelkovit zbutën rezultatin në 2:1. Goli i pranuar solli për disa minuta huti në lojën e Renovës, kur miqtë mundeshin edhe të barazojnë, mirëpo qetësinë e rritkheu Jancevski në minutën e 70-të me golin e dytë personal dhe të tretin për Renovën. Në vazhdim përsëri loja ishte e qetë me raste të rralla për të shënuar. 3:1 ishte rezultati final i takimit Renova-Sileksi, me të cilat xhepcishtasit kalojnë në pozitën e tretë në renditje.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *