Home / Sport / Renova mundi Sileksin, Shkëndija mori tre pikë në Manastir

Renova mundi Sileksin, Shkëndija mori tre pikë në Manastir

Shkëndija e Tetovës me fitoren 1:0 në Manastir kundër Pelisterit ka ruajtur epërsiën prej katër pikëve para vendit të dytë Metalurgut, në pritje të fillimit të rrethit të tretë të garave në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll. Renova këtë javë mundi Sileksin 3:1 duke u ngjitur ne pozitën e tretë në renditje. Ndeshjet e xhiros së 23-të në program do të jenë pas dy javëve, pasi fundjava e ardhshme është e rezervuar për ndeshjet kualifikuese të përfaqësueseve.

Të shtunën janë zhvilluar ndeshjet e javës së 22-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë me të cilat është mbyllur rrethi i dytë i garave. Renova në Tetovë mundi 3:1 Sileksin, duke rregjistruar fitoren e parë në stinorin pranveror. ‘Gjipspunuesit’ nisën takimin me shumë ndryshime në formacion, deri sa u dukën shumë të orientuar në sulm. Pikërisht në sulmin e parë drejt portës kundërshtare Veliu dhe Xhaferi kombinuan bukur, ndërsa ky i fundit u ndal në zonë me faul, duke fituar penalti për ekipin e tij. 11 metërshin e egzekutoi Boban Jancevski i cili solli kampionët në avantazh. Renova nuk u kënaq me kaq dhe vazhdoi të sulmojë edhe në vazhdim dhe nuk kaloi shumë kohë kur rrezultati u ngrit në 2:0. Genc Iseni vendosi të godasë nga distanca, ndërsa topi i devijuar nga një futbollist mysafir befasoi portierin e Sileksit, i cili pa bërë ende asnjë interevenim u desh që për së dyty herë të nxjerë topin nga rrjeta e tij. Me epërsi prej dy golave pas 7 minutave lojë kampionët dukeshin të sigurtë dhe ishte normale që tempoja e lojës të pësojë rënie. Në pjesën e dytë vendasit përsëri kishin disa mundësi për të shënuar, mirëpo pa sukses, ndërsa miqtë e ndëshkuan këtë gjë duke zbutur rezultatin përmes Temelkovit. Goli i pranuar soli për disa minuta huti në lojën e Renovës, kur miqtë mundeshin edhe të barazojnë, mirëpo qetësinë e rritkheu Jancevski me golin e dytë personal dhe të tretin për Renovën. 3:1 ishte rezultati final i takimit Renova-Sileksi, me të cilat xhepcishtasit kalojnë në pozitën e tretë në renditje. Skuadra tjetër tetovare Shkëndija është kthyer me tre pikë të mëdha nga Manastri, ku u përball me autsajderin, Pelisterin. ‘Kuqezinjtë’ pa nëncmuar kundërshtarin treguan angazhim maksimal duke krijuar numër të madh të rasteve për të shënuar, mirëpo golin e vetëm dhe tre pikët i siguroi Elmedin Rexhepi, i cili ishte i saktë në minutën e 61, pasi paraprakisht Shkëndija organizoi një sulm të bukur. Me këto tre pikë Shkëndija ruan diferencën në kreun e tabelës me 45 pikë të tubuara, 4 më shumë se Metalurgu që si mysafirë mundi Horizontin 3:1. Në derbin e madh të Shkupit, Vardari ka befasuar Rabotnickin, duke e mundur 1:0 dhe duke u ofruar në vetëm 3 pikë zonës së balotazhit. Skopje është befasuar në fushë të vet duke u mundur 0:3 nga Bregallnica, ndërsa Napredoku me gol të shënuar në minutat e fundit kundër Teteksit ka arkëtuar tre pikë të reja. Pas javës së 22-të është mbyllur rrethi i dytë i garave në LPFM dhe Shkëndija është lidere me 45 pikë. Rrethi i III-të fillon me ndeshjet e xhiros së 23-të pas dy javëve, kur në program do të jetë derbi i madh i Tetovës, në të cilën Shkëndija përballet me Teteksin.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *