Home / Sport / Rexhepi: Kisha nevojë për një gol

Rexhepi: Kisha nevojë për një gol

‘Jam shumë i lumtur për golin, por më tepër më kënaq fakti që Shkëndija mori tre pikë. Kjo fitore ka vlerë të madhe në luftën për titullin e kampionit dhe më vjen mirë që munda të jap kontribut në këtë drejtim. Ky gol mbase do më ndihmojë shumë, pasi në të vërtetë kisha nevojë për një gjë të këtillë’, deklaroi mesfushroi i Shkëndijës, Elmedin Rexhepi.

Shkëndija po vazhdon hapërimin e suksesshëm drejt titullit të parë të kampionit në historinë e tyre. Ekipi tenton të rruajë qetësinë dhe presionin që bart lufta për titullin dhe provon që të mendojë ndeshje pas ndeshje, hap pas hapi, por me hapa të sigurtë drejt cakut përfundimtar. ‘Kuqezinjtë’ të shtunën arritën që të fitojnë 1:0 në Manastir përballë Pelisterit, me golin e vetëm të Elmedin Rexhepit. Mesfushori tetovar në minutën e 61 luftoi në mesfushë për të fituar një top, që më pas përmes aksionit të Sali-t dhe Hasanit të sjell përfundim të shkëlqyeshëm, duke i dhënë ekipit tre pikë. Ishte ky goli i parë i Rexhepit në fanellën ‘kuqezi’ në një ndeshje zyrtare, megjithse shënoi më herët një gol në përgatitjet në Antali të Turqisë. ‘Jam shumë i lumtur për golin, por më tepër më kënaq fakti që Shkëndija mori tre pikë. Kjo fitore ka vlerë të madhe në luftën për titullin e kampionit dhe më vjen mirë që munda të jap kontribut në këtë drejtim’, foli me emocione Rexhepi, i cili teksa kaloi nga Teteksi në Shkëdijë në verën e kaluar pritej që të shkëlqejë te ekipi i ri. Ai në rradhët e Teteksit la një të kalaur të shkëlqyeshme, duke qenë futbollisti kyç i skuadrës që për herë të parë pas 16-të viteve u ngjit në Ligën e Parë. Golat dhe paraqitjet e Rexhepit ishin vendimtarë në këtë drejtim, ndërsa të njëjtin nivel e barti edhe në Ligën e Parë. Mirëpo më vonë ai u gjet në sy të keq të trajnerit që e aktivizonte shumë rrallë, ndërsa e njëjta gjë u përsërit edhe pas kalimit të Shkëndija. Kjo gjë bëri që Rexhepi pak sat ë humbasë formën dhe vetëbesimin dhe duket se gjërat tani marrin kahje pozitive. ‘Është shumë normale që kur nuk luan, të hubasësh rritmin dhe formën optimale. Kjo ndikon që edhe vetëbesimi të jetë në shkallë më të ulët, kështu që në ato pak minuta që të jepen nuk mundesh të gjesh veten, megjithse dëshira është shumë e madhe për tu dëshmuar. E kam thënë edhe më herët se unë mundem shumë më tepër t’i jap Shkëndijës dhe mendoj se gjërat kanë hyrë në rritmin e duhur. Ky gol mbase do më ndihmojë shumë, pasi në të vërtetë kisha nevojë për një gjë të këtillë. Unë shënova në pregatitjet në Antali, por ky gol ndaj Pelisterit ka vlerën e tre pikëve dhe satisfaksion më i madh se ky nuk besoj se ka’, sqaroi numri ‘7’ i Shkëndijës problemet që kishte në të kaluarën, por edhe paralajmërimin se kthehet në formë. ‘Tani besoj se do të tifozët tanë do të kenë mundësinë të njihen me kualitetet e mija. Shpresoj që të kem hapsirë për të luajtur dhe nuk kam ndërmend të ndalem. Në çdo minutë që do më jepet do të jap 200 % nga forcat e mija për të dhënë më të mirën, për të ndihmuar ekipin dhe fundja për të arritur ambicet tonë në këtë sezon, të cilat janë të mëdha. Dihet ne duam titullin e kampionit dhe këtu nuk ka fshehtësi’. Duket se me rrikthimin e Rexhepit në formë, Shkëndija do të jetë e përforcuar në mesfushë, ndërsa sipas tij nëse ekipi vazhdon me këtë rritëm, Tetova në maj do të vishet ‘kuqezi’. ‘Vetëm të vazhdojmë kështu, sigurtë, pa gabime dhe me fitore. Nëse luajmë si dijmë ne, nuk ka skuadër në Maqedoni që mund të na ndalë. Duhet vetëm të vazhdojmë me fitore dhe dhashtë Zoti që në muajin maj të gjithë së bashku të festojmë titullin e kampionit’, përfundoi Rexhepi, i cili në mesin shokëve njihet me nofkën ‘Leci’.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *