Home / Lajme / Maqedoni / Rezoluta e PDSH-së

Rezoluta e PDSH-së

21 mars-
Qeveria e Maqedonisë, konkretisht VMRO-DPMNE-ja tashmë ka arritur që ta reduktojë deri në absurd të drejtat e shqiptarëve në të gjitha rrafshet e sistemit. Kryeministri dhe kryetari i VMRP-DPMN-së, Nikola Gruevski, përmes këtyre veprimeve, në realitet është duke i testuar kufijtë e durimit, si të faktorit shqiptar ashtu edhe të atij ndërkombëtar. Nëse nuk has në pengesa të organizuara, ai vazhdon t’i zbatojë idetë që dikur as që mund të imagjinoheshin”, qëndron në këtë rezolutë të PDSH-së.

Urim Hasipi
“Duke marrë parasysh faktin se të drejtat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë në mënyrë arrogante dhe sistematike janë nëpërkëmbur, PDSH-ja fton qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe atë të Kosovës që, në raportet ndërshtetërore të kenë parasysh realitetin e hidhur që është krijuar në Maqedoni veçmas në periudhën e koalicionit ndërmjet VMRO DPMNE-së dhe BDI-së.

Tashmë është bërë e qartë se çështja shqiptare në R. e Maqedonisë, nuk mund të zgjidhet me këshilla dashamirëse, por me pozicionim të qartë lidhur me kërkesat kombëtare dhe me përcaktim të afateve kohore për zbatim e tyre.Vetëm në këtë mënyrë ky shtet mund të funksionojë dhe të krijojë stabilitet në rajon”, kështu qëndron në Rezolutën e PDSH-së, që u miratua në kongresin e djeshëm në Tetovë.

Në kohën kur u zhvilluan punimet e Kongresit të PDSH-së, mund të konstatohet se proceset transformuese shoqërore-ekonomike në Republikën e Maqedonisë kanë marrë tatëpjetën, thuhet në Rezolutë. “Kjo ngecje, kjo zbrapsje nga interesat strategjike vështirë se mund të arsyetohet me argumente bindëse.

Në qarqet vendore dhe ndërkombëtare, gjithnjë e më shumë shtohet zhgënjimi nga mënyra e qeverisjes që në mënyrë absurde, madje edhe të paramenduar pengon integrimin e Maqedonisë në strukturat e NATO-s dhe UE-së, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, zgjidhjen e problemeve ekonomike, mosmarrëveshjeve me fqinjët sidomos me Greqinë etj.

Në vend që të merret me çështjet jetike, kjo qeveri merret me rishkrime të historisë, me disiplinim të mediumeve, me partizim të të gjitha institucioneve shtetërore, me margjinalizim ekstrem të shqiptarëve në sistem, me klerikalizim të politikës që hap shtegun për agravim të antagonizmave fetare që mund të lenë pasoja të paparashikueshme. Kapitulli i veçantë i kësaj politike është dështimi total i rolit të partisë shqiptare në qeveri, BDI-së.

Qeveria e Maqedonisë, konkretisht VMRO-DPMNE-ja tashmë ka arritur që ta reduktojë deri në absurd të drejtat e shqiptarëve në të gjitha rrafshet e sistemit. Kryeministri dhe kryetari i VMRP-DPMN-së, Nikola Gruevski, përmes këtyre veprimeve, në realitet është duke i testuar kufijtë e durimit, si të faktorit shqiptar ashtu edhe të atij ndërkombëtar. Nëse nuk has në pengesa të organizuara, ai vazhdon t’i zbatojë idetë që dikur as që mund të imagjinoheshin”, qëndron në këtë rezolutë të PDSH-së.

Të vetëdijshëm për efektet rrënuese të kësaj politike irracionale që i nëpërkëmbë, sidomos interesat e shqiptarëve, Kongresi i 5-të i PDSH-së përmes kësaj Rezolute i autorizon organet e partisë që të angazhohen vendosmërisht në: realizmin e Marrëveshjes së Re, për t’i evituar manipulimet e radhës si dhe për ta garantuar, njëherë e përgjithmonë barazinë e plotë të shqiptarëve në të gjitha segmentet e shtetit dhe të shoqërisë në përgjithësi;zbatimin e parimit të ndarjes dhe të autonomisë së pushteteve; respektimin e karakterit laik të shtetit;zgjidhjen e kontesteve me fqinjët duke kërkuar pëlqimin edhe të faktorëve shqiptarë; përshpejtimin e aktiviteteve për integrim sa më të lehtë të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe UE;garantimin e pavarësisë së mediumeve elektronike dhe te shkruara; nxjerrjen e ligjit të ri elektoral që parandalon manipulimet në zgjedhje”, thuhet në këtë rezolutë. Tv Koha

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *