Home / Sport / Riberi dhe Evra rikthehen në kombëtare

Riberi dhe Evra rikthehen në kombëtare

Frenk Riberi ka pranuar gjatë një konference për shtyp se kishte humbur rrugën në 2010-n, vit të cilin ai e quajti si “të tmerrshëm”.
Franca ka nisur përgatitjet për eliminatoren ndaj Luksemburgut, e cila do të shënojë rikthimin në skuadër të Riberisë dhe Paris Evrasë, të ashtuquajtur “djemtë e këqinjë”, të cilët u pezulluan përshkak të sjelljes gjatë Kupës së Botës.

Futbollistët francezët, që akitivizohen me Bajernin e Mynihut dhe Mançester Junajtid, ishin iniciatorët e bojkotit, që lojtarët “blu” i bënë trajnerit Domenek në Kupën e Botës. Pas ndeshjes me Meksikën, Domeneku përjashtoi Anelkanë, ndërsa skuadra u përgjigj duke bojkotuar stërvitjen e një ditë më vonë. Për këtë trimëri, Evra u pezullua me pesë ndeshje, ndërsa Riberi me tre ndeshje. Tani që skualifikimi mbaroi, ata u grumbulluan për herë të parë nga trajneri i ri i “gjelave”, Loren Blank.

“Në aspektin njerëzor nuk i njoh shumë dhe do të jetë e rëndësishme ndërtimi i marrdhënieve. Tani duhet të shohim edhe mënyrën si do të përshtaten në këtë grup të ri që po ndërtojmë. E kam thënë dhe po e përsërit. Ka shumë gjëra që do të vëzhgohen dhe analizohen dhe kjo do të jetë shumë e rendësishme për të ardhmen e Francës.”

Përpara se të dilte në konferencën për shtyp, Riberi paraqiti një komunikatë me të cilën njoftonte se nuk kishte ndërmend të fliste më për të kaluarën dhe se do të përqëndrohej vetëm tek e ardhmja.

“Në jetën time private, në karrierën time si futbollist, bëra një lëmsh të madh. Isha duke ecur në rrugën e gabuar dhe humba drejtimin.
Lëndova njerëzit që ishin shumë të rëndësishëm për mua dhe shokova shumë të tjerë. Jam penduar për këtë dhe kërkoj ndjesë. Në Afrikën e Jugut bëmë një gabim, nuk e shqyrtuam situatën ashtu si duhet dhe u penalizuam në çdo aspekt: atë njerëzor, sportiv dhe gjithë të tjerat.

Paguam për atë që bëmë dhe është normale të kërkojmë të nisim gjithçka nga e para. Tani jam gati të flas për të ardhmen. Do i përgjigjem të gjitha pyetjeve që kanë të bëjnë me atë që do të ndodhë, sepse 2010-a ishte vetëm një vit i trishtë që dua ta harroj.”

Në kombëtaren franceze do të jetë edhe Karim Benzema, i cili po kalon një moment të shkëlqyer forme me Realin e Madridit dhe ishte autori i golit të fitores në miqësoren ndaj Brazilit, ndeshja e fundit e luajtur nga “gjelat” e Blankut. Gjithashtu, ndaj Luksemburgut Franca do të veshë uniformën e re, që ka gjasa të ndyshojë përgjithmonë modën e fanellave sportive.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *