Home / Lajme / Maqedoni / Sallarevë:Largohen dy arsimtarë, rebelohen prinderit e nxenesve

Sallarevë:Largohen dy arsimtarë, rebelohen prinderit e nxenesve

2 mars-
“Në konkursin e mbajtur më 18 shkurt të 2011, me shkrim drejtori më ka njoftuar se jam I përjashtuar nga puna. Më e keqja është se në vendin tim punësohet person joadekuat me fakultet ekonomik menaxhment, shkaqet nuk dihen. Janë te drejtori I shkollës” tha Amir Rexhepi, arsimtar në f. Sedllarevë.

Prej dy ditësh numri më i madh i nxënësve të klasës së katërt në fshatin Sedllarevë të Komunës së Zhelinës, bojkotojnë mësimin. Ata kërkojmë kthimin në punë të dy arsimtarëve të tyre, të cilët para dy javësh, janë pushuar nga puna. Bëhet fjalë për arsimtarët Blerim Selmani dhe Amir Rexhepi, që të dy me siç thonë, mbi 5 vjet përvojë punë dhe me diplomë të fituar nga Fakulteti pedagogjik. Ata sot akuzuan drejtorin e shkollës fillore ‘Hasan Tasini’ për pranimin e arsimtarëve me fakultete joadekuate në vend të tyre.

“Në konkursin e mbajtur më 18 shkurt të 2011, me shkrim drejtori më ka njoftuar se jam I përjashtuar nga puna. Më e keqja është se në vendin tim punësohet person joadekuat me fakultet ekonomik menaxhment, shkaqet nuk dihen. Janë te drejtori I shkollës” tha Amir Rexhepi, arsimtar në f. Sedllarevë.

“Unë jam arsimtar I diplomuar I ciklit pedagogjik, në vendin tim është pranuar një arsimtare psikologe dhe e shof që nuk jam i kënaqur me këtë” tha Blerim Selmani, arsimtar në f. Sedllarevë.

Meqë drejtori i shkollës fillore nuk ndodhej në vendin e punës për t’iu përgjigjur akuzave, ekipi i Televizionit Alsat M , kontaktoi kryetarin e Komunës së Zhelinës, i cili mohon të ketë pasur ndonjë keqpërdorim. Ai thotë se nëse ka të pakënaqur, çështja do të merret në shqyrtim nga Inspektorati i arsimit.

“Mirëpo kjo është vetëm shkas, shkaku qëndron diku tjetër, një person I atjeshëm I cili ende nuk I plotëson kushtet për drejtor , pra nuk ka përvojë pune dhe nuk ka liçencë, dhe që tani kërkon që të ushtrojë funksionin e drejtorit por në një formë të pandershme duke I bërë fyerje dhe sharrje drejtorit që vet e kërkuar ta vendosin” tha Fatmir Izairi, kryetar i Komunës së Zhelinës.

Megjithatë prindërit shprehen revoltuar nga kjo përzgjedhje dhe kërkojnë kthimin e arsimtarëve.

“Ne kemi ardhur këtu se fëmijët një pjesë bojkotojnë sepse kanë nxjerrë nga puna me fakultet msusit kanë sjellë pa diplomë me bujqësoren, këtu ce katër pesë vite tene me fakultet I bojkoton drejtori vet ai” tha një prind.

“Këtu ai dhe ca tjerë vendosin, prindi vendos për fmiun e vet këtu është duke shkuar pas gjithçka. Ata që kanë kry vërtet shkollën i çojnë të shpija i kanë majt ata që para dhjetë viteve janë ktu e që kanë pas 15 vite ta vazhdojnë shkollimin” tha një prind.

Shkolla Fillore ‘Hasan Tasini’ në Sedllareva numëron rreth 200 nxënës dhe 15 arsimtarë, që zhvillojnë mësimin në dy turne.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *