Home / Lajme / Maqedoni / Selmani kërkon nga gjashtë të ketë tre njësi zgjedhore

Selmani kërkon nga gjashtë të ketë tre njësi zgjedhore

13 mars-
“DR, kërkon që në kodin zgjedhorë të futen nhdryshime që do garantojnë lista të hapura, partitë të garojnë me lista të hapura të kandidatëve. DR kërtkon që votimi të mbarojë në ora 19 në cdo vendvotim vetëm me mbylljen e kutive dhe jo edhe me hapjen dhe numrimin e votive por hapja dhe numërimiapo konstatimi i votimeve për kandidat dhe parti politike të bëhet në nivel komunal në një vend, duke pasur parasysh gjithashtu video monitoringun që duhet të jetë përmanent” deklaroi numri një i Demokracisë së re.

Urim Hasipi
-Bashkimi i disa njësive zgjedhore, monitorimi me kamera në vendet e numërimit dhe organizim i mirëfilltë i votimeve të diasporës, janë këto vetëm disa nga kërkesat që sot bëri kreu i Demokracisë së Re, Imer Selmani në një takim me gazetarët.

Dita e mirë shihet që në mëngjes herët, është shprehur Selmani, ndërsa kjo gjë e mirë nuk shihet tek kodi zgjedhorë tha ai. Me këtë rast Selmani ka paralajmëruar se partia e tij ditëve në vazhdim do adresojë qeverisë disa kërkesa lidhur me ndryshimet në kodin zgjedhorë.

Demokracia e re kërkon që të ketë bashkim të njësive zgjedhore, si , 1 me 2, 3 me 4 dhe 5 me gjashtën.DR poashtu kërkon që numri i votuesve të balansohet dhe jetë i njejtë në këto tri njësi zgjedhore në të ardhmen.

“DR, kërkon që në kodin zgjedhorë të futen nhdryshime që do garantojnë lista të hapura, partitë të garojnë me lista të hapura të kandidatëve. DR kërtkon që votimi të mbarojë në ora 19 në cdo vendvotim vetëm me mbylljen e kutive dhe jo edhe me hapjen dhe numrimin e votive por hapja dhe numërimiapo konstatimi i votimeve për kandidat dhe parti politike të bëhet në nivel komunal në një vend, duke pasur parasysh gjithashtu video monitoringun që duhet të jetë përmanent” deklaroi numri një i Demokracisë së re.

Selmani me këtë rast ka kërkuar poashtu dialog mes liderëve të partive politike shqiptare që e cila vetëm para ca ditësh u bë tek pozita dhe opozita maqedonase.

“Tani më lejoni që në fund të bëj një apel apo kërkesë vecanërisht kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit. Gjersa pozita dhe opozita maqedone do pajtohen të kuvendojnë javën e ardhëshme të merren vesh që procesi zgjedhorë të jetë fer dhe demokratik, është e pakuptueshme që partitë shqiptare mos ulen e biseodjnë për procesin zgjedhorë ashtu sin a konvenon në një frymë demokratike dhe trasparente” tha Selmani.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *