Home / Sport / Shkëndija do të vazhdojë të shkëlqejë

Shkëndija do të vazhdojë të shkëlqejë

‘Kemi lënë pas përgatitje shumë cilësore përmes të cilave mendoj se kemi arritur formën optimale. Gjatë kohës kur qëndronim jashta Tetovës, kemi patur kushte të jashtëzakonshme për punë dhe mendoj se kjo mbase na ka ndihmuar të gjejmë rritmin e duhur. Mendoj se ekipi është i përgatitur mirë në të gjitha aspektet dhe pres që këtë ta vërtetojmë që në takimin e parë kundër Vardarit… Sigurisht që mendoj për karrierë internacionale, mirëpo për këtë do të flasim në verë, deri atëhre qëllimi është një dhe i vetëm, ‘Shkëndija të fitojë titullin’’, – deklaroi mes tjerash futbollisti i Shkëndijës Ferhan Hasani.

Pas pauzës së gjatë dimërore, dhe fazës përgatitore, këtë fundjavë starton kampionati elitar i Maqedonisë në futboll. Kampionja e dimrit, Shkëndija, në ndeshjen e parë në teren vendas pret Vardarin, në duelin ku duhet të konfirmojnë se do të vazhdojnë t’i japin ton kampionatit vendor. ‘Kuqezinjtë’ tetovarë kanë lënë pas përgatitje dimërore kualitative në të cilat zhvilluan numër të konsiderueshëm të takimeve kontrolluese me kundërshtarë cilësorë. Kjo posacërisht vlen për periudhën kur ekipi qëndronte në Antali të Turqisë. Njëri prej futbollistëve që shkëlqeu në vjeshtë, por që pritet të bëjë këtë gjë edhe në pranverë është padyshim Ferhan Hasani, ndoshta futbollisti më i mirë i stinorit vjeshtor jo vetëm në taborin e Shkëndijës, por edhe në tërrë kampionatin e Maqedonisë. Sipas tij, Shkëndija e pret kampionatin e përgatitur dhe beson se do të paraqiten me sukses. ‘Kemi lënë pas përgatitje shumë cilësore përmes të cilave mendoj se kemi arritur formën optimale. Gjatë kohës kur qëndronim jashta Tetovës, kemi patur kushte të jashtëzakonshme për punë dhe mendoj se kjo mbase na ka ndihmuar të gjejmë rritmin e duhur. Mendoj se ekipi është i përgatitur mirë në të gjitha aspektet dhe pres që këtë ta vërtetojmë që në takimin e parë kundër Vardarit’,-foli me optimizëm Ferhan Hasani, i njohur më shumë si ‘Buba’, i cili i pyetur për përforcimet e janarit të ekipit tha. ‘Nuk është punë e imja të flas për përforcimet, mirëpo për të qenë korrekt ndaj pyetjes tuaj do të them se Shkëndija punën më të madhe e kreu me mbajtjen e ekipit që doli si kampion në vjeshtë. Sa u përket tre futbollistëve të ardhur, duket se kanë kualitet dhe do të jenë ndihmesë për ekipin, mirëpo mbi të gjitha dua të potencoj se bëhet fjalë për djelmosha të mirë, shokë të mirë, punëtor dhe të kulturuar. Kjo është ajo që më bën të besoj se ata do e gjejnë veten në mesin tonë’. Numri ‘10’-të i Shkëndijës përvec se pret fitore kundër Vardarit, ai gjithashtu mendon se Shkëndija ka kapacitet për të vazhduar të drejtojë renditjen tabelare. ‘Futbolli është shumë i paparashikueshëm, por do e them hapur se nëse lejojmë që Vardari të na shkaktojë probleme në Tetovë, atëherë s’kemi bërë gjë. Mendojmë vetëm për tre pikë dhe me angazhimin maksimal të të gjithëve besoj se do ja arrijmë qëllimit për të mbetur në vend të parë dhe për të gëzuar tifozët tanë të jashtëzakonshëm’,-tha Hasani, duke vijuar. ‘Por jo vetëm Vardari, ne nuk duhet të lejojmë të në shkaktojë probleme asnjë skuadër tjetër. Kemi ambicie titullin e kampionit, posedojmë ekipin më të mirë në vend dhe këtë duhet ta materializojmë në fushë. Shumë e rëndësishme është të fitojmë dy takimet e para me Vardarin dhe Skopjen si mysafirë, ndërsa më pas do të bindeni vetë se kjo Shkëndijë do të vazhdojë të shkëlqejë gjatë gjithë sezonit praveror’, – me optimizëm shprehet ‘Buba’. Ai falë paraqitjeve të mira në ekipin ‘kuqezi’ dhe kombëtaren e shpresave të Maqedonisë, në fund mori ftesë edhe nga seleksioni A i Maqedonisë, pas cka në adresë të tij arritën shumë oferta nga skuadra të njohura europiane. Mirëpo drejtuesit e Shkëndijës nuk dhanë dritë ‘jeshile’ për largimin e tij, kështu që Hasani tani më është komplet i orientuar në paraqitjet me ekipin e tij amë. ‘Kishte shumë oferta, disa mjaft konkrete, por Shkëndija vlerësoi se ka nevojë për mua në pranverë. Prandaj tani nuk mendoj për asgjë tjetër, vecse për Shkëndijën dhe sukseset e saj. Dua të jem pjesë e historisë së kësaj skuadre dhe besoj se diku në muajin maj të gjithë do të festojmë titullin e kampionit. Pastaj le të ndodhë cka të ndodhë, unë do jem krenar për faktin e suksesit të skuadrës time. Sigurisht që mendoj për karrierë internacionale, mirëpo për këtë do të flasim në verë, deri atëhre qëllimi është një dhe i vetëm, ‘Shkëndija të fitojë titullin’, përfundoi Ferhan Hasani, i cili shpreson që të vazhdojë me ngritjen e formës së tij, ashtu sic bëri në vjeshtë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *