Home / Sport / Shkëndija e determinuar për fitore

Shkëndija e determinuar për fitore

‘Unë thjesht dhe shkrut do e them se po që se luajmë me atë rritëm si që kemi luajtur në Turqi, unë s’besoj se, të paktën deri tani nuk kam parë në Maqedoni ekip që do na bënte ballë. Mirëpo përsëri do e them se varet shumë nga ne, varet nga qasja jonë ndaj kësaj ndeshje dhe ndaj gjithë ndeshjeve tjera. Unë besoj shumë te bashkëlojtarët e mij, te stafi teknik dhe po që se e tregojmë atë që dijmë, dmth po të japim gjithë mundin tonë, përsëri do e potencoj se jo se do të jetë lehtë, por do të dalim fitues në fund’- tha Mustafi duke shtuar. ‘Nuk do të ishim garues të drejtë po që se nuk do të kishim optimizëm, dmth se do të bënim punë për së koti këtu. Mirëpo unë mendoj se në një far mënyre jam edhe i realtë, pasi Vardari ka patur shumë probleme. Po që se lejojmë ne që një Vardar tash me këto disa ndryshime që ka bërë për momentin, të vjen në Tetovë dhe të na bëjë probleme, atëherë mendoj se s’kem çka të themi për ndeshjet tjera, të cilat besoj se do të jenë edhe më të vështira se kjo’, – deklaroi mes tjerash kapiteni ‘kuqezi’ Nebi Mustafi.

Të shtunën fillon stinori pranveror në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, mirëpo ndeshja me interesante në program do të jetë të dielën. Stadiumi i qytetit në Tetovë do të jetë vendi ku do të përballen dy skuadrat ‘kuqezi’, Shkëndija dhe Vardari. Vendasit si kampionë te vjeshtës janë favorit, mirëpo miqtë vijnë pa flamur të bardhë, me shpresë se me impenjim maksimal ndoshta do të mund të befasojnë liderin. Përballë do të jenë dy skuadra që jetojnë kohë të ndryshme. Deri sa Shkëndija ndjek titullin e parë të kampionit në historinë e saj, Vardari është skuadra me më shumë trofe në vend, mirëpo që përjeton kohërat më të vështira në historinë e saj. Pra përballë njëra tjetrës do jenë e mira dhe e keqja, megjithse Vardari është përforcuar dukshëm në janar dhe nuk është ajo skuadër që në vjeshtë grumbulloi vetëm 13-të pikë dhe është e parafundit në tabelë. ‘Shkëndija e gatshme do ta presë Vardarin. Jemi të vetëdijshëm se nuk është më ai Vardari i sezonit të kaluar, e dijmë që 90 % është ekip i ri, ekip që ka në rradhët e saj futbollistë cilësorë, futbollistë të cilët kanë luajtur në ekipe të mira. Megjithatë besoj që kualiteti është në anën tonë, motivi poashtu është te ne kështu që llogarisim në tre pikë’-shprehet trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani. Ekipi tetovar në vjeshtë kishte sezon thuajse të përkyer edhe pse me pak më shumë fat, diferenca në kreun e tabelës mundej dhe duhej të jetë më e madhe. Shkëndija pos që bëri një sezon historik, ata në vjeshtë përballë Vardarit shënuan fitoren e parë në historinë e tyre, që njëherit ishte edhe fitorja e parë e Shkëndijës në stadiumin e qytëtit në Shkup. Tani tetovarët këkrojnë një tjetër fitore, me të cilën do të kishin vazhduar ecurinë pozitive në kampionat, ndërsa për më shumë do të lëshonin një sinjal të qartë se do të bëjnë gjithçka për të ruajtur kreun. ‘Vardari ka patur problemet e veta një kohë të gjatë dhe mendoj se do të duhej vetëm mrekullia të kishte ndodhur që Vardari të kishte marrë atë formën e duhur për të mundur Shkëndinë në Tetovë. Ne nga ana jonë mendoj se kemi patur një fazë të suksesshme, që nuk është ndonjë tregues se mbase gjërat mund të shkojnë mbrapsht tani. Në qoftë se vazhdojmë me këtë rritëm mendoj se do ja dalim që të fitojmë ndeshjen. Normal nuk do ishim futbollistë po që se nuk jemi të realtë dhe të themi se çdo gjë është në lojë, mirëpo po që se ne jemi në atë nivel ku edhe presim që të jemi, besoj se jo se do ta kemi të lehtë, mirëpo do korim sukses në fund’- shprehet Nebi Mustafi. Kapiteni i Shkëndijës optimizmin e tij e bazon në përgatitjet cilësore që ka zhvilluar Shkëndija, derisa gëzon forma e treguar në ndeshjet kontrolluese me kundërshtarë të fortë. ‘Unë thjesht dhe shkrut do e them se po që se luajmë me atë rritëm si që kemi luajtur në Turqi, unë s’besoj se, të paktën deri tani nuk kam parë në Maqedoni ekip që do na bënte ballë. Mirëpo përsëri do e them se varet shumë nga ne, varet nga qasja jonë ndaj kësaj ndeshje dhe ndaj gjithë ndeshjeve tjera. Unë besoj shumë te bashkëlojtarët e mij, te stafi teknik dhe po që se e tregojmë atë që dijmë, dmth po të japim gjithë mundin tonë, përsëri do e potencoj se jo se do të jetë lehtë, por do të dalim fitues në fund’- tha Mustafi duke shtuar. ‘Nuk do të ishim garues të drejtë po që se nuk do të kishim optimizëm, dmth se do të bënim punë për së koti këtu. Mirëpo unë mendoj se në një far mënyre jam edhe i realtë, pasi Vardari ka patur shumë probleme. Po që se lejojmë ne që një Vardar tash me këto disa ndryshime që ka bërë për momentin, të vjen në Tetovë dhe të na bëjë probleme, atëherë mendoj se s’kem çka të themi për ndeshjet tjera, të cilat besoj se do të jenë edhe më të vështira se kjo’. Shkëndija ka përgatitur formulë për të marrë tre pikë startuese në stinorin pranveror, të cilat sipas tyre do të ishin një udhërëfyes i mirë për atë që do të pasojë në të ardhmen, kur përballë do të shfaqen kundërshtarë shumë më të fortë. ‘Tash unë Vardarin nuk e konsideroj në rangun e ekipeve si Rabotniçki, Metalurgu. Pra ende nuk kam njohuri për potencialin që posedojnë, mirëpo nga logjika e thjeshtë mendoj se Vardari nuk është në atë nivel. Dmth se përsëri se aty e konsideroj Rabotniçkin, Metalurgun, po ashtu edhe Renovën që nuk duhet fshirë në asnjë moment. Kurse Vardarin sinqerisht e shoh më të dobët se këta ekipe që i përmenda më lartë’ – vijoi numri ‘4’ i Shkëndijës. Pra Shkëndija planifikon tre pikë të sigurta përballë Vardarit, ndërsa më pas luftë të madhe kundër ekipeve të kreut. Nëse kjo realziohet, atëherë me shumë gjasa pozita e parë do të jetë e rezervuar për skuadrën ‘kuqezi’. ‘Po tash mu në atë do të ndërlidhem. Dmth në qoftë se arrijmë tu bëjmë ballë atyre ekipeve që i përmenda më lartë, mendoj se në fund do të dalim kampionë. Dhashtë Zoti që të jemi kampionë, mundet edhe Europa Liga, e cila nuk do të ishte keq për Shkëndinë. Normalisht se ne do të vrapojmë pas asaj të parës’ – përfundoi Mustafi, duke kërkuar përkrahje korrekte nga publiku. Shkëndija tani më vite me rradhë është e konfirmuar si skuadra me më shumë tifozë në vend, ndërsa interesimi për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh. Në Tetovë mezi pritet e diela, kur të gjithë rrugët do të shpiejn drejt stadiumit të qytetit, kun ë orën 14:00 fillon takimi mes Shkëndijës dhe Vardarit. Grupi i tifozëve ‘Ballistët’ paralajmërojnë spektakël në tribunë, ndërsa burime jozyrtare pohojnë se në këtë takim do të jenë të pranishëm grupe të tifozëve edhe të skuadrave tjera shqipatre nga vendi si dhe Shqipëria e Kosova. Është pikërisht i paralajëmruar prania e grupit të ‘Tifozëve Kuq e Zi’, të në vete ngërthejnë disa grupe dhe janë të pranishëm në çdo takim të kombëtares së Shqipërisë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *