Home / Sport / Shkëndija kërkon t’u rrikthehet fitoreve, vetëm tre pikë kundër Napredokut

Shkëndija kërkon t’u rrikthehet fitoreve, vetëm tre pikë kundër Napredokut

‘S’kemi çka të bëjmë llogari për këtë takim, kërkesa jonë është vetëm fitore e sigurtë, lojë e mirë dhe bindëse dhe tre pikë të reja në konton tonë. Futbollistët patjetër të dëshmojnë se ndeshja me Skopjen ishte një ditë e keqe, të cilën duam ta lëmë pas’, deklaroi shefi i stafit teknik të Klubit të Futbollit Shkëndija, Qatip Osmani.

Pas barazimit të papritur të shtunën kundër Skopjes futbollistët e Shkëndijës kanë hapur një faqe të re, duke u orientuar në atë që pason në të ardhmen dhe sfida e parë në këtë rrugë është dueli me Napredokun që zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë. ‘Kuqezinjtë’ duhej kërkojnë fitore dhe tre pikë të reja për të lënë pas barazimin me Skopjen, ndaj të cilëve edhe pse pritej fitore, megjithatë në fund u desh të shpëtojnë një pikë. ‘Ndeshja me Skopjen duhet të harohet sa më shpejtë. Ishte takim i keqinterpretuar nga ne dhe kjo nuk guxon të përsëritet në të ardhmen nëse duam titullin e kampionit, ndërsa ne sigurisht që e duam atë. Ndoshta tereni i keq për lojë bëri të veten, mirëpo kjo nuk është arsyetim për paraqitjen katastrofale në pjesën e parë’,tha trajneri Osmani, i cili është objektiv sa i përket epilogut. ‘Duke parë se si rrodhën gjërat ne duhet të jemi të kënaqur me pikën e fituar. U përmirësuam në pjesën e dytë, shënuam tre gola, ndërsa pak mungoi që në fund të marrim fitoren nëse realizonin Hasani apo Emini. Mirëpo kjo ndoshta do të ishte e tepërt, pasi edhe vendasit kishin dy mundësi të mira që i ndali portieri ynë. Për këtë mendoj se barazimi ishte rezultat real i asaj që ndodhi në fushë’. Trajneri i Shkëndijës nuk ka patur shumë kohë për të analizuar ndeshjen me Skopjen, pasi menjëherë të mërkurën e pret një tjetër sfidë kampionale, kur në stadiumin e qytetit në Tetovë do të ndeshen me Napredokun e Kërçovës. ‘S’kemi çka të bëjmë llogari për këtë takim, kërkesa jonë është vetëm fitore e sigurtë, lojë e mirë dhe bindëse dhe tre pikë të reja në konton tonë. Futbollistët patjetër të dëshmojnë se ndeshja me Skopjen ishte një ditë e keqe, të cilën duam ta lëmë pas. Napredoku nuk është kundërshtar i lehtë, përkundrazi kanë ekip cilësor dhe shumë të papërshtatshëm. Fundja këtë e vërtetuan në vjeshtë kur në Kërçovë luajtëm 1:1 me gol të shënuar nga ana jonë në minutat e fundit. Mirëpo ne tani duam fitore për të ruajtur diferencën në kreun e tabelës dhe unë pres fitore të sigurtë’, përfundoi numri një i pankinës së Shkëndijës, Qatip Osmani. Ndeshja mes Shkëndijës dhe Napredokut zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *