Home / Sport / Shkëndija pa problem mundi Napredokun

Shkëndija pa problem mundi Napredokun

Tre gola të Hasanit, Eminit dhe Sali-t i kanë mjaftuar Shkëndijës për të arkëtuar tre pikë të reja kundër Napredokut në ndeshjen e fundit të javës së 21 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Shkëndija tani është e para me 42 pikë, katër më shumë se Metalurgu në vendin e dytë.

Shkëndija e Tetovës ka mundur Napredokun me rezultatin 3:0 duke kthyer diferencën prej katër pikëve në krye të tabelës në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll. ‘Kuqezinjtë’ pa shumë mund dhe me lojë të qetë e të sigurtë arritën të thyejnë kundërshtarin që për në Tetovë kishte udhëtuar me shpresë për të mbetur e pamposhtur, mirëpo pa mundur t’ia arrijnë qëllimit. Vendasit që në fillim sulmonin dhe krijonin mundësi për të shënuar, mirëpo goli erdhi në minutën e 30-të. Vendasit kishin goditje dënimi, ndërsa Ferhan Hasani egzekuton për mrekulli duke sjellë Shkëndijën në avantazh 1:0. Ky gol që ngjante shumë me atë të takimit Shkëndija-Vardari solli delirium të madh në tribunat e stadiumit ku ishin tubuar mbi 5 000 shikues. Në vazhdim vendasit kontrollonin lojën , ndërsa në minutën e 41 Izair Emini goditi portën kundërshtare, duke befasuar portierin kundërshtar Pashovski dhe duke ngritur epërisë në 2:0. Në pjesën e dytë loja ishte më e qetë, ndërsa Shkëndija nuk harxhinte shumë mund, duke qenë e bindur në tre pikët. Edhe në kushte të këtilla ‘kuqezinjtë’ sollën disa aksione të mira, mirëpo pa mundur të prekin rrjetën e Napredokut. Në çastet kur pritej që takimi të mbyllet me rezultatin 2:0, Ferhan Hasani kroson nga e djathta në zonë, ndërsa Ersen Sali me kokë shënon për 3:0. Pak më vonë u mbyll ndeshja që me meritë i takoi Shkëndijës, e cila tani me 42 pikë është në vendin e parë, ndërsa ndiqet nga Metalurgu që ka 38 pikë. Në ndeshjen e rradhës ‘kuqezinjtë’ janë mysafirë të Pelisterit në Manastir.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *