Home / Sport / Shkëndija përgatit lojë për Skopjen

Shkëndija përgatit lojë për Skopjen

‘Tani na pret sfida me Skopjen. Dijmë se ata janë në situatë të palakmueshme rreth sigurimit të egzistencës, por neve kjo gjë nuk na intereson. Ne duam të ruajmë diferencën në kreun e tabelës dhe për këtë kemi nevojë për fitore. Shpresoj në paraqitje të mirë dhe në tre pikë të reja’, – deklaroi mesfushori i Shkëndijës Muhamed Huseini.

Pas fitores së sigurtë ndaj Vardarit dhe fillimit të suksesshëm të gjysmëstinorit pranveror, në taborin e Shkëndijës të gjithë vëmendjen e kanë orientuar kah përballja e të shtunës, kur në Autokomandë të Shkupti do të ndeshen me Skopjen. Vendasit kanë brenga të mëdha sa i përket luftës së sigurimin e egzistencës në elitën e futbollit vendor dhe disfata e javës së kaluar 2:0 nga Napredoku duket se u’a ka vështirësuar punë. Mirëpo këto janë punë e tyre thonë në taborin e kampionëve të vjeshtës, të cilët përgatisin folmurë të re për arkëtimin e tre pikëve. ‘Ne jemi të kënaqur me fitoren e parë ndaj Vardarit, megjithse duhet të pranojmë se nuk ishte e lehtë. Tre pikët i siguruam por lojën duhet ta përmirësojmë, pasi jemi të vetëdijshëm se kemi mundësi për një gjë të tillë’,-deklaroi mesfushori i Shëkndijës Muhamed Huseini, i cili kundër Skopjes pret fitore. ‘Tani na pret sfida me Skopjen. Dijmë se ata janë në situatë të palakmueshme rreth sigurimit të egzistencës, por neve kjo gjë nuk na intereson. Ne duam të ruajmë diferencën në kreun e tabelës dhe për këtë kemi nevojë për fitore. Shpresoj në paraqitje të mirë dhe në tre pikë të reja’, – përfundoi Huseini. Shkëndija në këtë sfidë do të mund të llogarisë në shërbimet e Ardian Nuhiut dhe Elmedin Rexhepit, të cilët kundër Vardarit pushuan për shkak të kartonëve të verdhë, deri sa tani për shkaqe të njëjta jashta kombinimit është mbrojtësi i majtë Ardian Cuculi. Për këtë qëllim në stërvitjen e të mërkruës, trajneri Qatim Osmani provonte kombinime të ndryshme, për të gjetur zëvendësimin adekuat të majtakut kërçovar. Sipas asaj që mund të vërehet në stërvitje, ka gjasa që mbrojtaja të jetë e njëjta si me Vardarin, me atë që në vend të Cuculit të luajë Abdulla Xhelili, ndërsa obsioni i dytë është që Berisha të luajë në të majtë, ndërsa si mbrojtës qëndror të inkuadrohet Bilbilovski, që do të formonte linjën e fundit me Nikitoviçin dhe Elmazovskin në të majtë. Ndërkohë me rrikthimin e Nuhiut, krijohet një dilemë e re. Tani brengat e Osmanit janë në ëmbla, pasi Allomeroviq kishte debutim të shkëlqyeshëm kundër Vardarit, teksa përvoja e Nuhiut është më se e nevojshme kundër Skopjes. Për këtë shkak nuk përjashtohet mundësia që të dy të jenë në lojë, ndërsa në pankinë të zhvendoset ndonjëri prej mesfushroëve tjerë. Si do që të jetë këto janë vetëm kombinime, ndërsa trajneri Osamin do të vendosë për më të përgatitur, ata që janë në formë më të mirë dhe që garantojnë sukses kundër Skopjes. Ndërkohë nga tabori i Skopjes janë të vetëdijshëm se përballë do të kenë ekipin më të fortë në kampionat dhe se kundër tyre do të jetë e vështirë të nxiret rrezultat pozitiv. ‘Shkëndija është shumë një ekip i fortë. Do të jetë shumë vështirë kundër tyre. Ne në çdo ndeshje shkojmë në fitore, pa marrë parasysh a luajmë si mysafir apo në terren vendas.Me të vërtetë kemi një ndeshje shumë të vëshirë para neve, do të jetë shumë vështirë, mirëpo siç thash më herët, ne në cdo ndeshje shkojmë në fitore dhe do ta shofim. Ata janë një ekip shumë i fortë, siç e dimë ata shkojnë për titullin e kampionit këtë vit’,-deklaroi futbollisti shqiptar i Skopjes, Idai Bajrami.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *