Home / Sport / Shkëndija përsëri deklasoi Kumanovën

Shkëndija përsëri deklasoi Kumanovën

Shkëndija fitoi 3:0 ekipin e Kumanovës, që edhe një herë u vërtetua se nuk është kundërshtar i denjë për tetovarët.

Vetëm tre ditë pas në kuadër të 1/4 së finales së Kupës së Maqedonisë Shkëndija mundi bindshëm në teren mysafir Kumanovën, tani vjen një fitore tjetër me rezultat të lartë për ekipin ‘kuqezi’ në të njëjtën palestër dhe ndaj të njëjtit kundërshtar. Tani në ndeshjen e vlefshmë për pikë në kampionatin elitar të volejbollit të Maqedonisë, Shkëndija fitoi 3:0 ekipin e Kumanovës, që edhe një herë u vërtetua se nuk është kundërshtar i denjë për tetovarët. Shkëndija edhe pse tre ditë më parë kishte mundur bindshëm Kumanovën, megjithatë nuk lejoi që kjo të ndikojë në rënien e koncentrimit, apo nëncmimin e kundërshtarit, përkundrazi me një qasje serioze, angazhim maksimal dhe dëshirë për të fituar ‘kuqezinjtë’ morën setin e parë me rezultatin 25:18. Seti i dytë u dominua në tërsi nga volejbollistët e Shkëndijës të cilët fituan me rezultatin 25:12, deri sa vazhdimisht në lojë inkuadroheshin volejbollistë të rrinjë, në mesin e të cilëve spikasin Rustemi dhe Luma (i riu). Edhe seti i tretë kaloi me dominim të Shkëndijës, të cilët pasi arritën të cojnë rrezultatin në 25:16, mbyllën ndeshjen me fitore maksimale 3:0, e cila i përfrocon edhe më shumë në pozitën e parë në renditjen tabelarë, duke i bërë që të gjenden në rrugë të mbarë për të fituar titullin e kampionit. Në ndeshjet tjera të javës së 14-të Liria u mund 0:3 nga Boreci, Bezbednosti ishte bindës ndaj Mavis0it, ndërsa Vardari u mund në parket të vet 1:3 nga Strumica Aba.

Rezultatet e javës së 14-të:
Liria-Borec 0:3 (11:25, 16:25, 16:25)
Mavis-Bezbednost 0:3 (19:25, 16:25, 18:25)
Vardari-Strumica Aba 1:3 (28:30, 15:25, 25:21, 18:25)
Kumanova-Shkëndija 0:3 (18:25, 12:25, 16:25)

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *