Home / Sport / SHKËNDIJA RRËMBEN TRE PIKË NË MANASITR

SHKËNDIJA RRËMBEN TRE PIKË NË MANASITR

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitore 1:0 në Manastir përballë Pelisterit, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për titullin e kampionit.

‘Kuqezinjtë’ sollën paraqitje tjetër jo shumë bindëse, por gjithsesi dominuan takimin me skuadrën e fundit në renditje, Pelisterin. ‘Kuqezinjtë’ që në fillim u hodhën në sulm, dhe në minutën e 3-të pas një tollovie në zonë, portieri vendas ndal goditjen e Cuculit. Në minutën e 18-të miqtë kishin goditje dënimi dhe rreziku garantohej me faktin se pranë topit qëndronte Hasani. Mirëpo për dallim nga ndeshjet me Vardarin dhe Napredokun, tani goditja e Hasanit u ndal në traveresë. Hasani kishte mundësi të mirë për të shënuar edhe fund të pjesës së parë, mirëpo pa mundur të cojë topin në rrjetë. Pjesa e dytë e takimit përsëri filloi me sulme të Shkëndijës dhe nuk kaluan as pesë minuta kur në mundësi u gjet Sali, mirëpo gjuajtja e tij u ndal në shtyllën e portës vendase. Në minutën e 58-të Shkëndija organizoi aksion të mirë, Rexhepi krosoi saktë në zonë, mirëpo Nafiu nuk mundi të shënojë me kokë. Dhe në minutën e 64 erdhi goli i ‘kuqezinjëve’, kur pasi miqtë ndalën degazhimin e portierit vendas Petrovski, me disa pasime të sakta me nga një prekje nxorën në mundësi Elmedin Rexhepin, i cili sjell përfundim të saktë për 0:1. Ishte ky goli i parë në fanellën e Shkëndijës në një ndeshje zyrtare për Rexhepin, i cili kishte shënuar një gol tjetër në përgatitjet në Antali, duke paralajmëruar se dalëngadalë gjen formën e tij të vërtetë. Pas golit të Shkëndijës, futbollistët e Pelisterit tentuan të kundërpërgjigjen, mirëpo përsëri ishin miqta ata të cilët rrezikonin portën vendase. 10-të minuta para fundit të takimit, Hasani kishte mundësi të mirë për të shënuar, mirëpo si duket e shtuna nuk ishte dita e tij. Deri në fund nuk pati ndryshim të rrezultatit, kështu që Shkëndija me merritë i’u gëzua fitores dhe tre pikëve të reja, me të cilat arrijnë në kuotën e 45 pikëve, katër më shumë se Metalurgu në vendin e dytë. Për Shkëndijën kjo ishte fitorja e katërt në 13 përballje me Pelisterin, deri sa ‘kuqezinjtë’ për herë të parë fitonin në Manastir në një ndeshje të Ligës së Parë, pasi kanë bërë një gjë të tillë deri sa skuadrat garonin në kategorinë e dytë në vitin 2004.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *