Home / Sport / Shorti, spikat Chelsea-Manchester, më butë Barça, Real e Inter

Shorti, spikat Chelsea-Manchester, më butë Barça, Real e Inter

Fillimisht është hedhur shorti për çerekfinalet e më pas janë caktuar edhe çiftet e mundshme gjysmëfinale

Në Nyon të Zvicrës është përcaktuar mesditën e sotme, rrugëtimi i 8 skuadrave të mbetura në Champions League, drejt finales së shumëpritur të 28 majit në Wembley. Fillimisht është hedhur shorti për çerekfinalet e më pas janë caktuar edhe çiftet e mundshme gjysmëfinale. Përballja më e spikatur e çerekfinaleve është derbi anglez Chelsea-Manchester J. Ndërkohë që për spanjollet Real e Barcelona janë rezervuar duele jo fort të vështira, ndaj Totenhemit dhe Shahtjorit. Ndërsa kampionët në fuqi të Interit, pas Bayrenit, do të përballen me një tjetër ekip gjerman, Schalke 04. Ndërsa në gjysmëfinale pritet një përplasje spanjolle Real-Barcelona.

Çerekfinalet (5-6 prill/12/13 prill)
Real Madrid-Tottenham
Chelsea-Manchester J
Barcelona-Shahtjor Donetsk
Inter-Schalke 04
Gjysmëfinalet (26/27 prill dhe 3-4 maj)
Fituesja e Real Madrid-Totenhem/Fituesja e Barcelona-Shahtjor
Fituesja e Chelsea-Manchester J./Fituesja e Inter-Schalke 04
FINALJA
28 maj në Wembley

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *