Home / Lajme / Maqedoni / Shpallet tenderi për ndërtimin e zonës së lirë ekonomike

Shpallet tenderi për ndërtimin e zonës së lirë ekonomike

18 mars-
“Në bazë të ligjit investitori i ndërton objektet brenda zonës, ndërsa drejtoria ndërton infrastrukturën jashtë saj. Kjo nënkupton se investimet në infrastrukturë mbeten detyrim i Qeverisë”, tha Natasha Haxhi Lega, Drejtoreshë e drejtorisë për zonat e lira ekonomike.

Zona e lirë ekonomike në Tetovë do të ndërtohet sipas modelit të partneritetit publiko-privat. Ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi njoftoi shpalljen e ankandit ndërkombëtar për këtë zonë pas tejkalimit me sukses të problemeve pronësore juridike me pronarët e tokave. Besimi thotë se me ndërtimin e kësaj zonë priten të hapen deri në 10 mijë vende të reja të punës.

“Kjo ishte një nga arsyet për një pritje një vonesë për themelimin e zonës ekonomike edhe pse në opinion flitej më herët për këtë zonë, deri me 28 maj të vitit 2010 kur u themelua zona janë ecur procedurat e çështjeve pronësore juridike. Ndërsa ata që do të fitojnë të drejtën e pronës sipas ligjit për denacionalizim ato do të kenë të drejtë të marrin pronën e tyre apo kompensimet sipas ligjit”, tha Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë.

Sipas autoriteteve të Drejtorisë së zonave të lira ekonomike, në rrjedhë e sipër janë projektet urbanistike që nënkuptojnë investime në infrastrukturë, në rrjetin elektrik, të kanalizimit dhe atë të telekomunikimeve.

“Në bazë të ligjit investitori i ndërton objektet brenda zonës, ndërsa drejtoria ndërton infrastrukturën jashtë saj. Kjo nënkupton se investimet në infrastrukturë mbeten detyrim i Qeverisë”, tha Natasha Haxhi Lega, Drejtoreshë e drejtorisë për zonat e lira ekonomike.

Për ndërtimin e zonës së lirë ekonomike në Tetovë interes kanë shprehur kompani daneze, norvegjeze, indo-amerikane, një subjekt afarist nga vendi dhe një kompani turke e cila ekonomizon me disa zona të lira ekonomike në Turqi. Kompanitë që investojnë në zonat e lira ekonomike gëzojnë lehtësime tatimore dhe doganore si dhe mundësi më të lehtë për eksportin e prodhimeve të tyre Kjo zonë ekonomike kap një sipërfaqe prej 97 hektarësh.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *