Home / Lajme / Maqedoni / Shqiptaro-Amerikanët në misionin imposibile?

Shqiptaro-Amerikanët në misionin imposibile?

22 mars-
Burime të televizionit Koha, në kushte anonimiteti, bëjnë të ditur se të dielën më 27 mars në Maqedoni, do të arrijë një delegacion nga shoqata shqiptaro-amerikane me seli në Çikago për vizitë punë disa ditëshe në Maqedoni.

Përkeqësimet në raportet mes partive politike shqiptare dhe ndasitë që ekzistojnë mes tyre, kanë shqetësuar edhe mërgatën shqiptare në SHBA. Kësaj radhe shoqata shqiptaro-amerikane do të tentojë të ulë në një tryezë të gjithë liderët shqiptarë në një tavolinë.

Burime të televizionit Koha, në kushte anonimiteti, bëjnë të ditur se të dielën më 27 mars në Maqedoni, do të arrijë një delegacion nga shoqata shqiptaro-amerikane me seli në Çikago për vizitë punë disa ditëshe në Maqedoni.

Mësohet se shqiptaro-amerikanët do të priten në mënyrë protokalore nga përfaqëues të ambasadës amerikanë në aeroportin e Shkupit.

Shoqata shqiptaro amerrikane e njohur për nga letra që I dërgoi shtëpisë së bardhë para vizitës së kryeministrit Gruevskki në SHBA, ka për qëllim që të unifikojë subjektet politike shqiptare drejt zgjidhjes së përhershme të çështjes shqiptare në Maqedoni.

“Në këtë gjendje të krijuar dhe skandaloze dhe gati-gati pa asnjë shpresë për ardhmërinë, e kemi thënë dhe përsëri po e themi se përgjegjësinë për këtë udhë pa krye e mbanë subjekti politik shqiptar.
Orët e rënda të jetës na thërrasin që të ndërgjegjësohemi të gjithë për të ndryshuar gjendjen dhe për të mirën e kombit shqiptar në Maqedoni që ndër vite shpeshherë u bë pre e politikave të kohës”, thuhet ndër të tjera në një komunikatë të këtyre asociacioneve para vizitës së paralajmëruar në Maqedoni, ku ndër të tjera nënvizohet se komuniteti shqiptar angazhohet për një forcë politike qoftë ajo e re apo e vjetër, e cila do të angazhohet maksimalisht rreth realizimit të nismës së tyre.

Poashtu mësohet se ato do të kenë takime të veçanta me liderët partiak dhe do të tentojnë të ulin në tavolinë të përbashkët të gjithë përfaqësuesit dhe liderët e partive politike me një agjendë të qartë që përmban 7 pika të cilët në të ardhmen duhet të realizohen pa marrë parasysh se cila parti politike gjendet në pozitë apo opozitë.

Të gjitha tentimet e deritanishme për të ulur bashkërisht liderët shqiptarë kanë rezultuar shterpe dhe pa sukses. Është kjo edhe një mision i pamundur i kësaj shoqate, rezultati pritet të shihet fill në fund të këtij muaji.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *