Home / Lajme / Maqedoni / Shtetasi i Gjermanisë vetërvaret në Tetovë

Shtetasi i Gjermanisë vetërvaret në Tetovë

16 mars-
Policia bëri të ditur se, sipas rrëfimit të shokut të gjermanit (Z.H) 44 vjeçar nga Tetova, ai nga data 7 mars, i këtij muaji, aspak nuk është takuar, as është lajëmruar në telefon, dhe për këtë ka dyshuar se I ka ndodhur diçka dhe dje ka lajëmruar rastin në polici.

Të martën pasdite rreth orës 17.00, në një banesë me qirra, në rrugën “180” që gjendet nw bllok 70 në Tetovë, ku ka jetuar një kohë të gjatë, është gjetur i vdekur 65 vjeçari, shtetas i Gjarmanisë me iniciale R.H.SH nga Berlini, njofton Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Policia bëri të ditur se, sipas rrëfimit të shokut të gjermanit (Z.H) 44 vjeçar nga Tetova, ai nga data 7 mars, i këtij muaji, aspak nuk është takuar, as është lajëmruar në telefon, dhe për këtë ka dyshuar se I ka ndodhur diçka dhe dje ka lajëmruar rastin në polici.

“Pas njoftimit të rastit, policia ka shkuar tek banesa, është hapur banesa kurse R.H.Sh, është gjetur i varur në litar në hapësirën e dhomës së ndjës. Poshtë trupit tij të pajetë është gjetur një karrige plasike dhe një celular.

Është kryer hetim në vendin e ngjarjes nga ana e SPB-së së Tetovës, gjykatësit hetues, zëvendësprokurorit publik dhe një mjeku nga mjekësia ligjore, me çrast tek shtetasi gjerman nuk janë gjetur gjurmë dhe shenja dhune, dhe gjatë ditës ai është dorëzuar për obduksio për të vërtetuar shkaqet dhe koha e vdekjes”, thuhet në raportin e Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë.

Policia bëri të ditur se i ka marrë të gjitha masa për të zbardhur deri në fund këtë rast.(U.H)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *