Home / Lajme / Maqedoni / Shtohet numri i të sëmurëve nga veshkët

Shtohet numri i të sëmurëve nga veshkët

10 mars-
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Vllado Popovski, në fjalimin gjatë solemnitetit me rastin e shënimit të kësaj dite, tha se diagnosa e hershme do të thotë edhe mjekim i suksesshëm.

ë dhënat e Fondit për Sigurim Shëndetësor tregojnë se ritet numri i të sëmurëve nga veshkët. Në Maqedoni numri i pacientëve të kyçur në dializë është 1.360, këta të dhëna i publikoi ministria e shëndetësisë, me rastin e ditës ndërkombëtare të veshkëve

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Vllado Popovski, në fjalimin gjatë solemnitetit me rastin e shënimit të kësaj dite, tha se diagnosa e hershme do të thotë edhe mjekim i suksesshëm.

“Ministria e Shëndetësisë çdo vit sjell programe për krijimin e një sistemi modern shëndetësor, i cili do të sigurojë preventivë me kohë. Mbi 20 milionë euro ndahen për programe preventive të Ministrisë, në kuadër të së cilave është edhe ai për të sëmurët nga veshkët. Çdo vit programi për këta pacientë sendërtohet. Ministria siguroi dializë pa pagesë për të gjithë pacientët, pavarësisht nëse janë të siguruar apo jo, po punohet edhe në përmirësimin e kushteve në qendra si dhe furnizimit të pajisjes”, theksoi Popovski.

Drejtoresha e FSSHM-së, Maja Parnarxhieva Zmejkova theksoi se Fondi ka bërë korrigjimin e çmimit të transplantimit të veshkës prej 150.000 denarëve dhe e ngriti në 355.000, përkatësisht 500.000 denarë për transplantim të komplikuar. Nga ana e Fondit janë kryer kontrollime në qendrat e Shkupit për dializë, me qëllim të përcaktimi të cilësisë së shërbimeve për dializë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *