Home / Lajme / Maqedoni / Si do të votojë diaspora në zgjedhjet e ardhshme

Si do të votojë diaspora në zgjedhjet e ardhshme

9 mars-
Me ndryshimet e reja të miratuara dje nga Qeveria, kërkohet që Ministria e Jashtme pesë ditë pas shpalljes së ditës së zgjedhjeve duhet të njoftoj të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore për përgatitjet e tyre për ditën e zgjedhjeve. Gjithashtu, për të ftuar për votim diasporën, do të publikohen shpallje publike nëpër mediat me tirazh më të madh në vendet ky jeton diaspora nga Maqedonia

Me ndryshimet e Kodit Zgjedhor mundësohet për herë të parë edhe votimi i diasporës në zgjedhjet e ardhshme nëpër përfaqësitë diplomatike-konsullore.

Me ndryshimet e reja të miratuara dje nga Qeveria, kërkohet që Ministria e Jashtme pesë ditë pas shpalljes së ditës së zgjedhjeve duhet të njoftoj të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore për përgatitjet e tyre për ditën e zgjedhjeve. Gjithashtu, për të ftuar për votim diasporën, do të publikohen shpallje publike nëpër mediat me tirazh më të madh në vendet ky jeton diaspora nga Maqedonia.

Pjesëmarrje në votim do të mund të kenë vetëm ato mërgimtar që në afat të caktuar do të lajmërohen për të votuar dhe nëse posedojnë dokumentet e kërkuara.

“Njoftimi më i detajuar për mërgimtarët do të shpallet në një nga gazetat me tirazh më të madh në vendet ku jetojnë ata, dhe se aty do të përmbahen të dhëna rreth llojit të zgjedhjeve për të cilat votohet, thirrja për shqyrtimin dhe verifikimin publik të Listës zgjedhore dhe lajmërimi i mërgimtarëve për të votuar, duke përfshirë ditën e lajmërimit të votuesve në diasporë, të cilët duhet të tregojnë se kanë dokumentet e nevojshme personale. Por gjithashtu do të njihen edhe me mënyrën e votimit dhe vendet se ku do të votohet”, theksohet në projekt – draftin e ri të Kodit zgjedhor për votimin e diasporës. Me ndryshimet e reja, nga diaspora planifikohet zgjedhja e tre deputetëve, të dalur nga disa kontinente si Amerika Veriore, Evropa dhe Australia. Partitë politike dhe Qeveria nuk ka saktësuar se a do të përfshihet në votim diaspora në zgjedhjet e paralajmëruara të parakohshme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *