Home / Sport / Skuadrat elitare gati për fillimin e kampionatit

Skuadrat elitare gati për fillimin e kampionatit

Kur kane mbetur më pak se 6-të ditë për fillimin e stinorit pranveror në elitën e futbollit të Maqedonisë, pjesa më e madhe e skuadrave duken të përgatitura për të nisur garën e grumbullimit të pikëve. Si rrallë herë më parë katër skuadra janë në kërkim të titullit të kampionit, me Shkëndijën dhe Renovën që kanë për një nuansë pozitë më të mirë.

Një javë para fillimit të stinorit pranveroro në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë, skuadrat elitare duket se të përgatitura presin vazhdimin e kampionatit. Kampionja e vjeshtës, Shkëndija ka realizuar 90-të % të planit të përgatitjeve dimërore, megjithse problem ishte sigurimi i tereneve adekuate për punë, në kohën kur qëndronin në Tetovë. Për ndryshe, pjesa e mbetur e përgatitjeve shkoi më së miri. Në Antali ekipi qëndroi 10-të ditë, duke shijuar kushtet fantastike për punë, ndërsa zhvilloi edhe disa takime të forta kontrolluese. Pas rrikthimit në Tetovë, mungesa e tereneve detyroi ‘kuqezinjtë’ të ‘ikin në Dojran, ku u punua me rritëm të lartë. Nga ajo që mund të shihet nga rezultatet dhe paraqitjet në ndeshjet kontrolluese, duket se Shkëndija vazhdon të mbetet kandidati numër një për titullin e kampionit. Renova gjithashtu duket se ka zhvilluar përgatitje cilësore. Xhepçishtasit në dy raste qëndruan në Ohër, kur nën drejtimin e trajnerit Sokoli kanë zhvilluar stërvitje intensive. Në fillim ekipi më rrëndë adaptohej me filozofinë që kërkonte Sokoli, por sa kalonte koha, futbollistët dukeshin gjithnjë e më kompakt. Problem i ‘gjipspunuesëve’ është lëndimi i Stepanovskit dhe Xhaferit, mirëpo është për të besuar se Sokoli do të gjejë zëvendësime adekuate. Rabotniçki është skuadra që ka ndryshuar më shumë, por edhe që ka treguar më shumë në dimër. 6-të nga 6-të, është bilansi i fitoreve të ‘romantikëve’ në ndeshjet kontrolluese, derisa skuadra e trajnerit Kostov duket shumë e fuqishme. Nga ky fakt, s’do mend se ata do të jenë një kandidat i madh për titullin e kampionit, së bashku me Shkëndijën dhe Renovë. Metalurgu është ekipi i fundit që synon kreun e tabelës. Skuadra nga Autokomanda e Shkupit duket e përforcuar mirë dhe janë konkurent potencial për kreun, konkretisht për pozitat që sigurojnë Europën. Skuadrat e mebtura s’kanë ndonjë lëvizje të madhe, në ngritjen e cilësisë. Vardari është përfrocuar dukshëm dhe përkundër pozitës së palakmueshme në tabelë, pritet t’i shpëtojë më të keqes. Një gjë e tillë nuk mund të thuhet për Pelisterin, të cilët gjenden në pozitë shumë delikate. Bregallnica, Skopje, Napredoku dhe Sileksi do të luftojnë për të shmangur balotazhin për ruajtjen e statusit në Ligën e Parë, deri sa në shikim të parë më të sigurta duken Teteksi dhe Horizont Turnova

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *